Aktualitet

Zbulohet MEMO për sherret në KLP/ Godet prapë Tartar Bazaj: Ku është nafta, ngelëm duke lypur, do ankohem te SHBA-të, as

2 Shkurt 2020, 12:29 Nga DOSJA

TIRANË- Godet sërish anëtari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Tartar Bazaj! Pas ankesës për kartolinën e Vitit të Ri, kësaj herë Bazaj ankohet edhe për mungesën e tollonave të naftës. Dosja.al ka siguruar shkresën që prokurori i ka nisur kreut të KLP-së, Gent Ibrahimit, ku mes tyre është edhe ankesa pse nuk mori kartolinë për Vitin e Ri. Po në këtë memo, ka më shumë “perla”  të tjera, pasi Tartar Bazaj qahet se nafta nga institucioni nuk i jepet rregullisht dhe se ajo nuk shpërndahet sipas vendimit të paracaktuar.

Në ankesat e tij, ai ndër të tjera shkruan: “Pse nuk më vihet në dispozicon as kartolina e vitit të ri. Përse nafta nuk na jepet rregullisht, por mbetëm disa ditë duke lypur naftë. Pse nafta shpërndahet nga 10, 15, 20 litra në kundërshtim me me vendimin e KLP-së” . 

Por pse të ketë vallë aq “mllef” Gent Ibrahimaj ndaj kolegut të tij? Në memo, anëtari i KLP-së shkruan se në fillim Ibrahimaj e kishte kërkuar votën e tij, por kur ai kishte votuar kundër për disa vendimet, kreu i KLP-së e kishte marrë “inat”. Aq shumë saqë të ‘porosite’ gazetarin investigativ Artur Çanin që ta sulmonte në emision, edhe pse e kishte siguruar që diçka e tillë nuk do të ndodhte. 

“Fola me ju dhe më pas biseduam, ku dhe më premtove se ëshët miku im i ngushtë i juaji dhe mos ki merak se nuk të bie në qafë. I dhashë materiale të bollshme për të vërtetuar që unë nuk jam falsifikator, por janë në kuadrin e shpifjeve dashakeqëse. Dhe rezultati u duk pas drekës që ju keni kaluar me gazetarin investigativ, më detyruat në telefon të shkoja në studion e tij dhe unë në respekt të personit tuaj, shkova. Që atë ditë në mbrëmje, doli reklama kundër meje,”-shkruhet gjithashtu në letër. 

Në emisionin e Artur Çanit “Ajsberg”, një ish-polic ka denoncuar një ngjarje e cila ka ndodhur në Shtator të viti 1992 në fshatin Vrion, në oborrin e kishës ku plagosjen e ka kryer ish-polici, sot anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Tartar Hasim Bazaj. Një tjetër denoncim kishte lidhje me shkollimin e tij. Çani në emision pretendonte se kishet falsifikuar diplomën e shkollës së mesme. (LEXO KËTU)

(k.m./J.V/Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi tartar bazaj gent ibrahimi tartar bazaj

Sondazh

Poll