Aktualitet

Me syze, të armatosur dhe me makina të blinduara/ Këta janë superpolicët që do luftojnë nga nesër me bosët e krimit (FO

2 Shkurt 2020, 12:09 Nga DOSJA
Me syze, të armatosur dhe me makina të blinduara/ Këta janë

Tiranë-Në formë, me syze dhe  makina të bilinduara, këta që shihni në fotot e mëposhtme janë superpolicët që do të përballen me bosët e krimit të organizuar që nga dita e nesërme.

Çfarë tha Rama sot?

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të paketës ditën e sotme në repartin RENEA, ku është trajnuar Njësia ‘Operacioni Forca e Ligjit’, deklaroi se do u bëhet ferr jeta kriminelëve.  Rama u dha ultimatum ’bosëve’ dhe të ‘fortëve’, teksa u shpreh që nëse nuk justifikojnë pasuritë e tyre do t’iu sekuestohet gjithçka. Kreu i shtetit shtoi se që nga nesër subjektet duhet të plotësojnë formularin për burimin e pasurisë së tyre në një afat kohor prej 48 orësh.

Sipas tij më pas për ta do nisë hetimet SPAK, dhe do të shprehet gjykata. Procesi mbi vërtetimin e dyshimeve për një pasuri mbyllet në harkun kohor të 30 ditëve. Ai theksohet se Policia e Shtetit e angazhuar si asnjëherë më parë në këtë nismë të re dhe kjo është një sporvë për SPAK. Kryeministri nënvizoi se prokurorët e gjyqtarët e korruptuar do të pezullohen brenda 3 ditësh.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet rama prezanton anti kçk rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll