Aktualitet

Miratimi i paketës ‘Anti-KÇK’, reagon delegacioni i BE: Masat e reja ligjore të zbatohen në përputje të parimeve të s

2 Shkurt 2020, 08:59 Nga DOSJA
Miratimi i paketës ‘Anti-KÇK’, reagon delegacioni i BE:

Tiranë- Delegacioni i BE në Shqipëri, ka reaguar për miratimin e paketës anti-KÇK.  Me anë të një një statusi në Twitter, thuhet se është me shumë rëndësi që masat e reja legjislative të zbatohen me respekt të plotë të të drejtave themelore të të pandehurve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Po kështu theksohet se se do të ndjekin nga afër zbatimin konkret të aktit normativ

“Ndiqni paratë” ka provuar të jetë një mënyrë shumë efektive për të trajtuar konkretisht organizatat kriminale. Ligji special i miratuar nga Qeveria e Shqipërisë që prezanton masa të reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit shkon në këtë drejtim dhe tregon vullnet politik për të adresuar çështjen. Ne do të ndjekim nga afër zbatimin konkret të aktit normativ. Është me shumë rëndësi që masat e reja legjislative të zbatohen me respekt të plotë të të drejtave themelore të të pandehurve dhe në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës. Është gjithashtu e rëndësishme që këto masa të reja të ndiqen përmes institucioneve të krijuara nga reforma në drejtësi, në veçanti SPAK. Ne vazhdojmë të inkurajojmë qeverinë e Shqipërisë që të rrisë më tej përpjekjet e saj për zbatimin e plotë të reformës në drejtësi dhe forcimin e shtetit të së drejtës.”, thuhet në reagim.

Dy ditë më parë qeveria miratoi aktin normativ kundër KÇK, që sipas saj është një paketë ligjore speciale dhe do luftojnë krimin e organizuar dhe pasurinë e tyre. Rama platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit. Sipas Ramës ligji kundër KÇK-së do trondisë krimit dhe do arrijë të gjurmojë paratë e tyre. Por do jetë një mekanisëm ligjor, kundër njerëzve të drejtësisë që abuzojnë me detyrën pasi mund të digjen nga Vetting-u.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet delegacioni i be-së në tiranë miratohet paketa anti-kçk delegacioni i be-së në tiranë miratohet paketa anti-kçk

Sondazh

Poll