Aktualitet

Ulërimat e gruas alarmuan fqinjët/ Si ndodhi krimi në Durrës, 45-vjeçari goditi disa herë me thikë gruan, ngjarja në sy

2 Shkurt 2020, 08:45 Nga DOSJA
Ulërimat e gruas alarmuan fqinjët/ Si ndodhi krimi në

Tiranë- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në Xhafzotaj të Durrësit, ku Lulzim Cuku vrau me thikë në banesën e tyre gruan e tij Manjola Cukun. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të tre fëmijëve të tyre, të cilët janë të mitur.

 

45-vjeçari ka qëlluar disa herë me thikë bashkëshorten e tij në pjesën e sipërme të trupit. Tre fëmijët kanë mbetur të traumatizuar nga ngjarja. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë dëgjuar të bëriturat e gruas.  45-vjeçari jetonte si emigrant në Greqi dhe kishte disa kohë që ishte kthyer në vend. Policia është në kërkim të autorit, pasi ky i fundit pas krimit u largua nga banesa.

J.V/Dosja.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet krim brenda familjes në durrës lulzim cuku manjola cuku krim brenda familjes në durrës lulzim cuku manjola cuku

Sondazh

Poll