Aktualitet

Detaje nga krimi në Durrës/ Burri qëlloi tre herë me thikë gruan, goditja në zemër i mori jetën

2 Shkurt 2020, 11:11 Nga DOSJA
Detaje nga krimi në Durrës/ Burri qëlloi tre herë me

Durrës- Detaje të reja kanë dalë nga krimi i rëndë në Durrës, ku Lulzim Cuku vrau me thikë gruan e tij,  Manjola Cukun. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Lulzimi e ka qëlluar tre herë me thikë bashkëshorten, dy herë në bark dhe një goditje në zemër.Kjo e fundit ka rezultuar fatale, pasi i mori jetën. Të bërtiturat e saj kanë alarmuar fqinjët, të cilët kanë telefonuar policinë për ngjarjen e rëndë.

Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet lulzim cuku manjola cuku lulzim cuku manjola cuku

Sondazh

Poll