Aktualitet

Vrau me thikë gruan pas sherrit/ Identifikohet viktima dhe autori në Durrës (EMRAT)

2 Shkurt 2020, 07:49 Nga DOSJA
Vrau me thikë gruan pas sherrit/ Identifikohet viktima dhe autori në

Durrës- Detaje të reja nga krimi i rëndë në Xhafzotaj të Durrësit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Lulzim Cuku ka vrarë me thikë gruan e tij, Manjola Cukun për motive të xhelozie. Mësohet se çifti ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 01.02.2020, rreth orës 23:55, shtetasi L.C.,45 vjeç, banues në Xhafzotaj, në banesën e tij, për motive të dobëta  ka qëlluar me mjet prerës thikë, bashkëshorten e tij shtetasen M.C., 33 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.Shtetasi L,C, pasi ka kryer krimin është larguar nga banesa dhe në ndjekje tê tij janë vënë shërbimet e Policisë. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet krim brenda familjes në durrës lulzim cuku manjola cuku krim brenda familjes në durrës lulzim cuku manjola cuku

Sondazh

Poll