Aktualitet

Krim brenda familjes në Durrës/ Burri vret me thikë gruan në sy të tre fëmijëve se i ktheu fjalën, vetëdorëzohet pas d

2 Shkurt 2020, 07:08 Nga DOSJA
Krim brenda familjes në Durrës/ Burri vret me thikë gruan në

Durrës- Krim brenda familjes në Xhafzotaj të Durrësit. Mbrëmjen e djeshme në orën 23:55, 45-vjeçari Lulzim Cuku goditi me 3 herë me thikë në banesën e tyre, gruan e tij, Manjola Cukun dhe ishte goditja në zemër ajo që i mori jetën 33-vjeçares.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se dyshohet se 45-vjeçari vrau gruan e tij pasi kjo e fundit i ktheu fjalën. Mësohet se ngjarja e rëndë ndodhi në sy të tre fëmijëve të mitur, të cilët janë të taumatizuar. Kanë qenë fqinjët ata që kanë lajmëruar Policinë, pasi kanë dëgjuar të bëriturat e gruas. Pas krimit të rëndë autori u largua nga vendngjarja por u vetëdorëzua mesditën e sotme në Komisariatin e Burrelit.

Çifti Lulzim dhe Manjola Cuku kanë tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë, përkatësisht të moshës, 2, 7 dhe 10 vjeç. 45 -vjeçari shkonte herë pas here në Greqi, ku punonte si emigrant. Familja njihet edhe me mbiemrin Lika. Ata janë me origjinë nga Dibra dhe prej vitesh jetonin në Durrës. Ende nuk dihen shumë detaje nga ngjarja.

J.V/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri vret gruan ne durres krim brenda familjes në durrës lulzim cuku manjola cuku burri vret gruan ne durres krim brenda familjes në durrës lulzim cuku manjola cuku

Sondazh

Poll