Politike

"Asnjë transparencë për menaxhimin e fondeve"/ PD: Në vend të ilaçeve, Rama po u ofron shqiptarëve dhoma hoteli në QSUT

Gjatë një deklarate për mediat, PD-ja thekson se qeveria Rama, pa u shqetësuar për medikamentet jetësore që mungojnë, i jep prioritet ideve të të bërit biznes.

31 Gusht 2025, 11:25 Nga I.A
"Asnjë transparencë për menaxhimin e fondeve"/ PD:
Genta Vangjeli

TIRANË- Partia Demokratike ka denoncuar ditën e sotme se QSUT po kthehet në një qendër tregtare fitimprurëse. Gjatë një deklarate për mediat, PD-ja thekson se qeveria Rama, pa u shqetësuar për medikamentet jetësore që mungojnë, i jep prioritet ideve të të bërit biznes.

PD-ja ka nxjerr dokumente që vërtetojnë një kontratë me vlerë 14 milionë euro, e shpallur nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit (FSHZH) në shtator 2024, me objekt: “Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve – Ndërtimi i godinës së parkimit multifunksional me shumë nivele në QSUT”. Sipas kontratës, ndërhyrja përfshin ndërtimin e dy godinave: një strukturë parkimi 6-katshe (5 mbi tokë dhe 1 nën tokë) dhe një hotel 5-katësh me qëllime pritjeje dhe logjistike, gjithashtu me një kat teknik nëntokësor. 

Deklarata e PD:

Partia Demokratike denoncon publikisht një tjetër rast që prek direkt interesat e qytetarëve shqiptarë.
Pa u shqetësuar për medikamentet jetësore që mungojnë qeveria e Edi Ramës i jep sigurisht prioritet ideve të të bërit biznes. Kështu qendra më e madhe shëndetësore në vend QSUNT po kthehet në një qendër tregtare fitimprurëse.

Në shtator të vitit të shkuar FSHZH shpalli tenderin me objekt “Përmirësimi i transportit urban dhe parkimeve (Parkimi i QSUT): Ndërtimi i godinës së Parkimit Multifunksional me shumë nivele në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë (QSUT)”, procedurë e cila u fitua nga Salillari shpk me subjekt mbështetës ASL shpk , kundrejt vlerës 14 milion euro (me tvsh).

Kontrata e parashikuar të realizohet për 24 muaj përfshin dy ndërtesa , një parkim automjetesh 5 kate mbi tokë dhe 1 kat nën tokë, si dhe një hotel 5 kate mbi tokë për shërbimet e pritjes dhe logjistikës plus 1 kat nën tokë për ambjente teknike në funksion të tij.

Gjasat janë që menaxhimin e parkimit të ri mund ta kryejë Agjencia Ekonomike Mbështetëse e krijuar (në v.2018) nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, e drejtuar nga ish-zyrtarë të lartë të Partisë Socialiste.

Në krye të saj qëndron Alfred Dalipi, ish- zv.ministër i Mjedisit dhe ish deputet i PS-së. Kjo agjenci nisi aktivitetin e saj duke vendosur tarifa parkimi në QSUT, dhe tashmë është shndërruar në një strukturë që përveç parkimit të QSUNT menaxhon edhe parkime dhe projekte në të gjithë vendin, si
• Qendra e Zhvillimit të Turizmit në Valbonë, Tropojë
• në Vermosh, Malësi e Madhe
• Kompleksi Agroturistik në Belsh
• Godina e Parkimit në Berat, në Sheshin “Teodor Muzaka”
• Qendra e Zhvillimit Rajonal në Korçë
• Godina e Parkimit në Gjirokastër, në Sheshin “Çerçiz Topulli”.

Përmes këtyre projekteve, Agjencia gjeneron miliona euro në kurriz të pasurisë publike. Ndërkohë, QSUT – spitali më i madh i vendit – përballet me mungesë të shërbimeve bazë dhe të hapësirave po përdoren për zona parkimi me pagesë. Ky është një tjetër shembull i zhvatjes së pasurisë publike dhe i kthimit të institucioneve shëndetësore në biznese private, në kurriz të qytetarëve. Partia Demokratike kërkon transparencë të plotë dhe ndalimin e menjëhershëm të projekteve që synojnë kthimin e QSUT-së në një qendër fitimprurëse, në vend që të jetë një institucion në shërbim të pacientëve dhe shëndetit publik.

genta vangjeli

Sondazh

Poll