30 Gusht 2025, 12:00
Nga N.F
Foto
KOSOVË- Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, njoftoi të shtunën se është ankuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës kundër votimit ndaras për zgjedhjen e nënkryetarëve nga komunitetet pakicë gjatë seancës konstituive.
Në prag të takimit të Kuvendit për zgjedhjen e nënkryetarit serb, Lista Serbe njoftoi në Facebook se deputetët e saj dorëzuan sot një ankesë në Gjykatën Kushtetuese “për shkak të shkeljes së rëndë të të drejtave të popullit serb në seancat e kuvendit në Prishtinë”.
“Parimet kushtetuese dhe demokratike janë cenuar rëndë, ndërsa popullit serb i është pamundësuar ushtrimi i të drejtave të tij të garantuara”, thuhet në njoftim.
Ajo tha se pret nga gjykata më e lartë e vendit “të reagojë menjëherë dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për mbrojtjen e sundimit të ligjit, si dhe të drejtave të popullit serb në përputhje me aktet juridike në fuqi”.
Ankesa e partisë së serbëve të Kosovës që gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar erdhi pasi kryetari i porsazgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, i hodhi në votim ndaras nënkryetarët e pakicave dhe më pas përdori shortin për kandidatët për nënkryetarin serb.
Juristët vlerësuan se një gjë e tillë ishte kundërkushtetuese, por se për ta konfirmuar këtë dikush duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Përfaqësuesja e komuniteteve të tjera joserbe, Emilija Rexhepi, u zgjodh nënkryetare e Kuvendit. Por, procesi ngeci kur erdhi puna te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb.
Lista Serbe, e cila në Kuvend ka 9 nga 10 vendet e rezervuara për serbët, këmbënguli ta propozonte Sllavko Simiqin. Megjithatë, ai nuk arriti të siguronte 61 votat e nevojshme as pas tri rundeve të votimit.
Pasi Lista Serbe nuk pranoi të propozonte dikë tjetër për nënkryetar, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi të hidhte short, sipas Rregullores së punës së Kuvendit, për të nxjerrë një emër tjetër nga komuniteti serb.
Përveç disa deputetëve të tjerë të Listës Serbe, për këtë post u propozua edhe Nenad Rashiq nga partia serbe Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, aktualisht ministër në detyrë në qeverinë e Albin Kurtit.
As Rashiq nuk i mori votat e nevojshme kur u hodh në votim dy herë. Rregullorja parasheh që “kandidati për nënkryetar të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetëve të komunitetit serb”.
Ndërkaq, Kushtetuta e Kosovës thotë se nënkryetari “do të jetë nga radhët e deputetëve të Kuvendit që mbajnë vendet e rezervuara ose të garantuara të komunitetit serb”.
Megjithatë, ekspertët thonë se i gjithë ky proces është jokushtetues.
Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se në bazë të Kushtetutës, praktikës së drejtësisë kushtetuese dhe praktikës parlamentare, në parim mënyra e votimit të nënkryetarëve bëhet në bazë të propozimit me shkrim të një kandidati që ka shumicën e votave të deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës. Sipas tij, kjo procedurë anashkalohet vetëm nëse nuk vjen fare propozimi nga përfaqësuesit në Kuvend.
“Andaj, shorti dhe votimi është duke u bërë në kundërshtim me Kushtetutë dhe me Rregullore. Çdo vendim që vjen si rezultat i kësaj forme është kundërkushtetues. Fatkeqësisht, edhe kjo fazë e ngërçit politik, siç duket, duhet të zgjidhet nga Gjykata Kushtetuese, në mungesë të vullnetit politik për të zbatuar Kushtetutën dhe praktikën parlamentare”, tha Miftaraj.
Ai shtoi se kandidatura e Rashiqit është në kundërshtim të plotë me Kushtetutën, praktikën gjyqësore, praktikën parlamentare dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, pasi i njëjti nuk ka shumicën ose gjashtë nënshkrime nga deputetët e komunitetit serb.
“Në aspektin juridik, tërë këto votime janë të pavlefshme dhe s’kanë asnjë vlerë kushtetuese apo juridike”./ REL
kuvendi i kosoves dorehiqet lista serbe kushtetuesja per zgjedhjet lokale
Politike
30 Gusht 2025, 11:10
N.F
Foto
KOSOVË- Publicisti dhe gazetari, Veton Surroi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me tendativat e Kuve...
Politike
30 Gusht 2025, 10:37
N.F
Shembja e resortit
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamjet nga momenti ku shembet resorti i...
Politike
30 Gusht 2025, 08:54
N.F
Foto
KOSOVË- Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në ...
Politike
29 Gusht 2025, 20:17
N.F
Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar lidhur ...
Politike
29 Gusht 2025, 19:23
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "X" ka reaguar në lidhje me deklaratën e KLGJ-së për akuza...
Politike
29 Gusht 2025, 19:06
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ka njoftuar se ka dekretuar harmonizimin e listës së organizatave...
Politike
29 Gusht 2025, 16:27
N.F
Foto
TIRANË- Komisioni për Çështjet Europiane është mbledhur paraditen e sotme për të shqyrtuar projekt pozicioni...
Politike
29 Gusht 2025, 16:03
N.F
Kurti
KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar rreth një punimi që kishte përmba...
Politike
29 Gusht 2025, 15:28
N.F
Prishja e objektit
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi të publikuar së fundmi në "Facebook" ka ndarë pamje ...
Politike
29 Gusht 2025, 14:42
r.ll
kryemadhi, meta
TIRANË- Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për presidentin e PL-së, Ilir Metën dhe ish-deputeten, Monika Kr...