Politike

Deputetët mblidhen sërish për tentativën e radhës, a do ia dalë Nenad Rashiç të bëhet nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb?

Në seancën e kaluar deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiç edhe pse u votua tre herë nuk arriti të merrte votat e duhura për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

30 Gusht 2025, 08:54 Nga N.F
Deputetët mblidhen sërish për tentativën e radhës, a do
Foto

KOSOVË- Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në përpjekje për të zgjedhur nënkryetarin nga komuniteti serb. Në seancën e kaluar deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiç edhe pse u votua tre herë nuk arriti të merrte votat e duhura për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Kryetari Kuvendit, Dimal Basha vendosi që procedura për zgjedhjen e nënkryetarit të bëhet përmes shortit. Pas vendosjes në votim edhe të deputetit nga komuniteti serb, Nenad Rashiç edhe ai nuk arriti të merrte votat e nevojshme.

Sot do të jetë votimi i tretë për Rashiç dhe nesë arrin të marrë votat do të zgjidhet nënkryetar. Në të kundër kandidimi i tij "digjet" pasi deri në 3 herë mund të votohet për të njëjtin kandidat. Që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit Kosova ka patur një ngërç politik ndërsa më 26 gusht u arrit të zgjidhej kryeparlamentari dhe nënryetarët e Kuvendit. Dimal Basha arriti të merrte votat për postin e Kryetarit të Kuvendit. Ndërsa Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilija Redžepi janë nënkryetarët e rinj.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll