Politike

"Po pse Thethi e jo Jugu"/ Rama ndan pamjet nga shembja e resortit të ish-kryeinspektorit të IMT-së në Durrës: U vendos rendi ligjor! Puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon

Rama këtë rast e ka lidhur me shembjen e ndërtesave pa leje në Theth teksa shkruan se kur nisi aksioni të cilin e quajti një kthesë të re u ngritën pyetje se përse në Theth dhe jo në Jug.

30 Gusht 2025, 10:37 Nga N.F
"Po pse Thethi e jo Jugu"/ Rama ndan pamjet nga shembja e resortit
Shembja e resortit

TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamjet nga momenti ku shembet resorti i ish-kryeinspektorit të IMT-së në Durrës, Ardian Halili. Rama këtë rast e ka lidhur me shembjen e ndërtesave pa leje në Theth teksa shkruan se kur nisi aksioni të cilin e quajti një kthesë të re u ngritën pyetje se përse në Theth dhe jo në Jug.

Ai shton po vijon puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit në çdo pjesë të vendit nga veriu deri në jug. Sipas tij dje me shembjen e resortit në Durrës u vendos rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues.

"Ca zëra në nisje të kësaj kthese të re thoshin “po pse Thethi e jo Jugu, po pse ashtu e jo kështu”, ndërkohë puna për mbrojtjen e vendit nga abuzuesit vazhdon në Veri, Jug dhe Shqipërinë e Mesme, ku konkretisht në Durrës është vendosur rendi ligjor mbi një territor të marrë peng nga një abuzues, i cili është ndaluar nga Policia e Shtetit e i është dorëzuar drejtësisë edhe si ish-drejtues i inspektorëve të Durrësit," shkruan Rama.

Resorti luksoz "Saint Michelle Residence" u shemb dje përmes shpërthimit me tritol. Resorti ishte ndërtim pa leje dhe ndodhej në fshatin Shetaj të Ishmit në Durrës. Në lidhje me ndërtimin pa leje është vënë në pranga Ardian Halili. Ndërtimi i resortit është bërë në vitin 2017 kur Halili ishte në detyrë. Shtëpitë e pushimit janë pjesë e resortit luksoz “Restorant Saint Michelle Camping Hotel”, në të cilin përfshihen edhe ambiente me pishina, palma dhe struktura të tjera shërbimi.

Prokuroria dhe Policia e Durrësi kanë kryer hetime të thelluara, duke shqyrtuar dokumentacionin në Kadastër, pasi dyshohet se mund të jenë kryer manipulime ose shkelje ligjore gjatë procesit të regjistrimit dhe ndërtimit të kompleksit.

rama ardian halili ndertim pa leje

Sondazh

Poll