30 Gusht 2025, 21:26
Nga V.Ç
Pamje përkujtimi i të zhdukurve
KOSOVË - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, i ka kujtuar edhe njëherë Serbisë se, edhe pas dy dekadash nga përfundimi i luftës, 1584 të zhdukur ende i mungojnë vendit të tyre.
Ajo thotë se varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe e krimit të përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend.
“Për sa kohë që mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë”, thekson Presidentja.
Osmani i kujton Presidentit serb se me regjimin e tij ai vazhdon të flejë mbi varrezat masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve.
Ndërkohë, ajo u bën thirrje ndërkombëtarëve se ka ardhur koha që të rrisin presionin mbi Serbinë lidhur me këtë çështje.
Postimi i Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani:
Në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, kujtojmë plagën e hapur të Kosovës. 1584 qytetarë tanë ende mungojnë. Pas çdo numri është një jetë e ndërprerë, një familje e cila prej më shumë se dy dekadash pret drejtësinë për më të dashurit.
Varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe e krimit të përsëritur nga regjimi gjenocidal serb, si dhe kujtesë e përditshme se drejtësia nuk është vënë ende në vend. Për sa kohë që mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë.
Regjimi i Vuçiqit vazhdon të flejë mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Është koha që partnerët ndërkombëtarë ta rrisin presionin mbi Serbinë, sepse vetëm zbardhja e fatit të të zhdukurve, si dhe drejtësia, mund t’u japin familjeve qetësinë që meritojnë.
kosove vucic te zhdukurit e luftes
Politike
30 Gusht 2025, 17:23
r.ll
ulsi manja
TIRANË- Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar lidhur me aksionin për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e...
Politike
30 Gusht 2025, 12:12
N.F
Foto
TIRANË- Drejtuesi politik i Tiranës, Belind Këlliçi gjatë fjalës së tij në konferencë për med...
Politike
30 Gusht 2025, 12:05
N.F
Foto
TIRANË- Zëdhënësja e së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli gjatë fjalës së saj në deklarat p&eum...
Politike
30 Gusht 2025, 12:00
N.F
Foto
KOSOVË- Partia më e madhe e serbëve të Kosovës, Lista Serbe, njoftoi të shtunën se është ankuar në G...
Politike
30 Gusht 2025, 11:10
N.F
Foto
KOSOVË- Publicisti dhe gazetari, Veton Surroi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar në lidhje me tendativat e Kuve...
Politike
30 Gusht 2025, 10:37
N.F
Shembja e resortit
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamjet nga momenti ku shembet resorti i...
Politike
30 Gusht 2025, 08:54
N.F
Foto
KOSOVË- Deputetët do të mblidhen sot për ta vazhduar seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës, në ...
Politike
29 Gusht 2025, 20:17
N.F
Bardhi
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi përmes një postimi në "Facebook" ka reaguar lidhur ...
Politike
29 Gusht 2025, 19:23
N.F
Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "X" ka reaguar në lidhje me deklaratën e KLGJ-së për akuza...
Politike
29 Gusht 2025, 19:06
N.F
Osmani
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditën e sotme ka njoftuar se ka dekretuar harmonizimin e listës së organizatave...