Politike

Miratimi i Anti- KÇK-së, ambasada e SHBA-së: Mireprësim përpjekjet nga Shqipëria për të parandaluar krimin e organizuar

2 Shkurt 2020, 08:58 Nga DOSJA
Miratimi i Anti- KÇK-së, ambasada e SHBA-së: Mireprësim

TIRANË- Ambasada Amerikane në Tiranë ka reaguar pas miratimit te paketës ‘Ant-KÇK’, ndërsa thekson faktin se me rëndësi është zbatimi i reformave në drejtësi. Në një postim në Facebook, ambasada e SHBA deklaron se mirëpresin nga qeveria shqiptare që të parandalojë krimin e organizuar që përdor pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit.

“Ndërsa vazhdon zbatimi i reformave të rëndësishme të drejtësisë, Shtetet e Bashkuara mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor. Mekanizmat e përforcuar për zbatimin e ligjit duhet edhe të mbështesin institucionet e reja të drejtësisë të ngarkuara me ndjekjen penale të krimit të organizuar, edhe të harmonizohen me standardet e procesit të drejtë ligjor. Ne do të vazhdojmë ta ndjekim zbatimin e këtij ligji me interes te madh”, shkruan ambasada amerikane.

Dy ditë më parë qeveria miratoi aktin normativ kundër KÇK, që sipas saj është një paketë ligjore speciale dhe do luftojnë krimin e organizuar dhe pasurinë e tyre. Rama platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit. Sipas Ramës ligji kundër KÇK-së do trondisë krimit dhe do arrij të gjurmojë paratë e tyre. Por do jetë një mekanisëm ligjor, kundër njerëzve të drejtësisë që abuzojnë me detyrën pasi mund të digjen nga Vetting-u.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ambasada e shba ligji special për grupimin e kçk miratohet paketa anti-kçk ambasada e shba ligji special për grupimin e kçk miratohet paketa anti-kçk

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2020, 14:19

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku shihen disa dhjetëra efektivë të Njësisë Speciale që do kryejnë operacionet ‘Forca e Ligjit’ du...