Politike

U sulmua me bojë, gjykata e Tiranës pushon çështjen për agresorin e Ralf Gjonit. Deputeti: Tregon se nuk janë marrë fare

1 Shkurt 2020, 10:30 Nga DOSJA
U sulmua me bojë, gjykata e Tiranës pushon çështjen

TIRANË- Gjykata e Tiranës ka pushuar sot çështjen penale për sulmin që iu bë me bojë të kuqe në trup dhe fytyrë, deputetit të opozitës së Re, Ralf Gjoni, më 21 mars 2019. Gjykata vendosi pushimin e çështjes ndaj agresorit të Gjonit, për të cilin Gjoni tha se ishte një sulm politik.

Pav vendimit, deputeti Ralf Gjoni ka folur për Shqiptarja.com dhe ka thënë se nuk është në dijeni, teksa vë në dukje se ka pasur një neglizhencë nga organet e drejtësisë për çështjen e tij. 

“Fakti që e kanë pushuar, tregon që nuk janë marrë. S’kam asnjë komunikim zyrtar nga gjykata. Nuk jam ftuar në proces, asnjë thirrje, as prokurori. Një thirrje kam pasur vetëm para disa muajsh për seancë, u anulua se nuk ishte gjyqtari. Do më njoftonin, por nuk kam marrë asnjë njoftim tjetër. Më kanë pyetur vetëm ditën e parë që erdhën në shtëpi kur ndodhi ngjarja”, tha Gjoni për Shqiptarja.com.

Incidenti me Ralf Gjonin, ka ndodhur më 21 mars 2019, në seancën plenare ku Gjoni do të merrte mandatin e tij. Vetë Gjoni, rrëfeu ngjarjen, dhe tha se u sulmua politikisht, dhe se boja e kuqe e hedhur me shiringë nuk hiqej nga fytyra, dhe i shkaktonte edhe djegie. “Boja nuk më hiqet nga lëkura. Sytë më djegin akoma.”-tha Gjoni në atë kohë.

 

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ralf gjoni ralf gjoni qëllohet me bojë ralf gjoni ralf gjoni qëllohet me bojë

Sondazh

Poll

Politike 1 Shkurt 2020, 14:19

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku shihen disa dhjetëra efektivë të Njësisë Speciale që do kryejnë operacionet ‘Forca e Ligjit’ du...

Politike 31 Janar 2020, 21:45

TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, në një intervistë dhënë për Ilva Now në Euronews Albania, shprehet se zbatimi i reformës ...