Miratimi i paketës ‘anti-KÇK’, PD: Krijohet një shtet policor, synohet të zëvendësohet SPAK-u me Ardi Veliun
1 Shkurt 2020, 17:50Nga DOSJA
TIRANË- Partia Demokratike e cilëson të gabuar miratimin e paketës anti-KÇK me anë të aktit noramtiv nga qeveria. Në një deklaratë për mediat PD shkruan se miratimi i kësaj pakete, bën që shteti të kthehet në një shtet policor.
Për PD-në qeveria me këtë ligj ka zëvendësuar SPAK-un me Ardi Veliun dhe nuk forcon luftën ndaj krimit dhe e gjithë paketa është anti-kushtetuese. “Duke i dhënë policisë kompetencat që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese 4 vjet më parë, ligji i ri i Edi Ramës krijon bazën për krjimin e modelit të shtetit policor, ku do të goditet banda që nuk bashkëpunon për t’i ruajtur dhe për t’i siguruar pushtetin në mënyrë të paligjshme“, shkruhet më tej në deklaratë.
DEKLARATA E PLOTË
Akti normativ i qeverisë për krimin e organizuar është antikushtetues, nuk forcon luftën ndaj tij, ul standardin e goditjes ndaj krimit të organizuar dhe dublon kompetencat e SPAK-ut dhe BKH-së. Nëse do të zbatohej, ligji antimafia në fuqi ka mekanizma më të fortë dhe më efikasë për luftën ndaj krimit të organizuar, përmes goditjes së pasurisë së tij, por akti normativ synon të zëvendësojë SPAK-un me Ardi Veliun.
Duke i dhënë policisë kompetencat që ia rrëzoi Gjykata Kushtetuese 4 vjet më parë, ligji i ri i Edi Ramës krijon bazën për krjimin e modelit të shtetit policor, ku do të goditet banda që nuk bashkëpunon për t’i ruajtur dhe për t’i siguruar pushtetin në mënyrë të paligjshme. Nuk ka asnjë shans që Edi Rama të luftojë krimin e organizuar, pasi ai është produkti politik i parave të pista të krimit të organizuar. Gjatë gjithë karrierës se tij politike, Edi Rama ka siguruar vota dhe para prej krimit të organizuar, duke u dhënë trafikantëve të drogës leje ndërtimi, koncesione, tendera dhe pasuri publike.
Shqipëria nuk ka nevojë për ligje të reja për të luftuar krimin e organizuar. Shqipëria ka nevojë për një qeveri dhe një kryeministër që nuk është peng i krimit të organizuar. Partia Demokratike është e vetmja forcë e madhe politike që mund ta sigurojë këtë. Ne kemi vullnetin për të goditur krimin dhe për të luftuar korrupsionin, që po zbras çdo ditë Shqipërinë.
Ditën e djeshme qeveria miratoi aktin normativkundër KÇK, që sipas saj është një paketë ligjore speciale dhe do luftojnë krimin e organizuar dhe pasurinë e tyre. Rama platformën anti KÇK e ka prezantuar gjatë vitit 2019 dhe ka thënë se do jetë një paketë ligjore kundër krimit. Sipas Ramës ligji kundër KÇK-së do trondisë krimit dhe do arrij të gjurmojë paratë e tyre. Por do jetë një mekanisëm ligjor, kundër njerëzve të drejtësisë që abuzojnë me detyrën pasi mund të digjen nga Vetting-u.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka parë nga afër rregullimet që po bëhen në pallatet të cilët nuk janë dëmtuar në struktura. Kreu i...
Politike 1 Shkurt 2020, 14:19
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video ku shihen disa dhjetëra efektivë të Njësisë Speciale që do kryejnë operacionet ‘Forca e Ligjit’ du...
Agim Kajmaku ende në arrati pritet të gjykohet për falsifikim të vulave dhe stampave, falsifikim të dokumenteve zyrtare si dhe kryerja e funksioneve pas largimi...
TIRANË– Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën në datat 3 dhe 4 shkurt. Mësohet se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Sasso...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur ditën duke bërë pazare. Kryetari i Partisë Demokratike, ka postuar një foto në rrjetin e tij social në Facebook...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto me macen e tij bardhë e zi, i veshur me rroba sportive.Në foto, kreu i shtetit mban macen e tij në duar dh...
TIRANË– Partia Socialiste ka bërë një qartësim rreth deklaratave të liderit të opozitës Lulzim Basha, rreth zgjedhjeve të parakohshme. Nëpërmjet kryetarit ...
Politike31 Janar 2020, 21:45
TIRANË– Ambasadori i Britanisë së Madhe në Tiranë, Duncan Norman, në një intervistë dhënë për Ilva Now në Euronews Albania, shprehet se zbatimi i reformës ...
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëmi i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar, lidhur me kronikën e publikuar nga televizioni italian thekson Rai3, në ...
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas miratimit të anti-KÇK nga qeveria ditën e sotme. Në një deklaratë për mediet, Lleshaj e k...