“Po na vjedhin banesat, s’po na shikojnë dëmet”, Rama përballet me ankesat e banorëve në Durrës: Po flet pa lidhje (
DURRËS- Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës, ku ka parë nga afër rregullimet që po bëhen në pallatet të cilët nuk janë dëmtuar në struktura. Kreu i qeverisë është takuar aty me inxhinierët dhe punëtorët që po bëjnë punimet.
Por, pasi ka parë nga afër punimet eshtë takuar dhe me banorët të cilët kanë qenë plot ankesa. Një prej banorëve i tha se apartamentet po vijojnë të vidhen, pasi muret kanë rënë dhe për hajdutët tani është më e lehtë.
Rama në një moment ka humbur qetësinë dhe ka thënë se gruaja po fliste pa lidhje, por e sqaroi se ajo nuk duhej të shqetësohej, pasi kur të hynte në shtëpi gjithçka do ishte e rregulluar.
DEBATI
Banorja: Zoti Kryeministër, deri tani s’ka filluar asgjë, përveçse në pallatin tonë po të afroheni janë futur edhe koshat brenda. Po na vidhen apartamentet. Nga shkallët e pallatit janë vjedhur të gjithë instalimet e brendshme të apartamenteve.
Rama: Një sekondë.
Banorja: S’kemi askënd që ruan objektin, jetoj tek pallati këtu mbrapa.
Rama: E para mos fol pa lidhje.
Banorja: Po flas me lidhje dhe me fakte konkrete.
Rama: Kur thua nuk ka filluar asgjë. Mu këtu përballë e ke që po mbaron dhe si këtu kanë filluar edhe në vende të tjera.
Banorja: Unë po flas për pallatin tim, s’ka asnjë punim.
Rama: Mos mos thuaj nuk ka filluar asgjë. S’kemi ne aq njerëz dhe mundësi, se nuk, i ka askush në botë saç janë apartamente. Ne gjërat do t’i bëjmë me radhë.
Kjo banore nuk ka qenë e vetmja që shë ankuar tek Rama, por dhe shumë qytetarë të tjerë janë shprehur se nuk kanë marrë bonusin e qirasë dhe kanë mbetur në rrugë. Ata i janë ankuar kreut të qeverisë, por u është thënë se gjithçka do të bëhet e do plotësohen të gjitha kërkesat e tyre.
(A.B. Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
‘Skandal! I rëntë pika inshalla…’/Komplot dhe intriga pas largimit të Kajmakut, dalin bisedat mes dy ish-nënkr
Agim Kajmaku ende në arrati pritet të gjykohet për falsifikim të vulave dhe stampave, falsifikim të dokumenteve zyrtare si dhe kryerja e funksioneve pas largimi...
Presidenti i Parlamentit Europian viziton Tiranën pas dy ditësh, zbardhet axhenda, kë do të takojë David Sassoli
TIRANË– Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli do të vizitojë Tiranën në datat 3 dhe 4 shkurt. Mësohet se gjatë vizitës së tij në Shqipëri, Sasso...
FOTO/ Basha ‘reflekton’ dhe zgjohet që pa gdhirë, kryedemokrati ndihmon Verën të mbajë 6 kokrra shegë: Gjyshja do t’
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur ditën duke bërë pazare. Kryetari i Partisë Demokratike, ka postuar një foto në rrjetin e tij social në Facebook...
Këtë fundjavë presidenti ‘heq dorë’ nga natyra/ I veshur sport, Meta pozon i qeshur me macen në duar: Me qetësi dhe da
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka postuar një foto me macen e tij bardhë e zi, i veshur me rroba sportive.Në foto, kreu i shtetit mban macen e tij në duar dh...
Basha flet sërish për zgjedhje të parakohshme, Balla: PS s’mundet, jemi të zënë me tërmetin. Gjata i PD: E vetmja mëny
TIRANË– Partia Socialiste ka bërë një qartësim rreth deklaratave të liderit të opozitës Lulzim Basha, rreth zgjedhjeve të parakohshme. Nëpërmjet kryetarit ...
Kronika në RAI 3/ Bardhi: Të dhënat për këtë vit të fshehta, sipërfaqja e mbjellë me kanabis 1200% më e lartë
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëmi i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi ka reaguar, lidhur me kronikën e publikuar nga televizioni italian thekson Rai3, në ...
Paketa anti- KÇK/ Lleshaj nga Berlini: Policia e Shtetit do të angazhohet në fushatën kundër kriminelëve
TIRANË- Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka reaguar pas miratimit të anti-KÇK nga qeveria ditën e sotme. Në një deklaratë për mediet, Lleshaj e k...
Vizita e Ramës në Vlorë, PD: Sallat e operacionit nuk kanë drita, aty s’ka as mjekë, mos bëj show (VD)
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas vizitës së kryeministrit në Vlorë. Në një status në rrjetet sociale, ish-deputetja e PD-së Nada Meçorapaj,...