Aktualitet

I dënuar me burg për drogë dhe grup të strukturuar kriminal, arrestohet 25-vjeçar shqiptar në Madrid (EMRI)

Sipas policisë Zeneli akuzohet për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal".

30 Gusht 2025, 09:19 Nga N.F
I dënuar me burg për drogë dhe grup të strukturuar kriminal,
Foto

TIRANë- Një 25-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga nga autoritetet spanjolle. I arrestuari është identifikuar si Algert Zeneli. I riu rezulton i dënuar nga Gjykata e Shkodrës në vitin 2023 për disa vepra penale.

Sipas policisë Zeneli akuzohet për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal". Ai ka kultivuar 10 900 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Kir. Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Madridin për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Njoftimi:

Policia e Shtetit/ Vijon intensivisht bashkëpunimi me partnerët, për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat, u finalizua një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The ëanted”. Në kuadër të kësaj faze, falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe shkëmbimit në kohë reale nëpërmjet Interpol Tiranës me Interpol Madridin, u bë i mundur lokalizimi në Spanjë, kapja dhe arrestimi me qëllim ekstradimin, i shtetasit në kërkim ndërkombëtar A. Z., 25 vjeç, lindur në Laç.

Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, në vitin 2023, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Kultivim i bimëve narkotike", "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Grupi i strukturuar kriminal" dhe "Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal".

Shtetasi A. Z. akuzohet se në bashkëpunim me shtetas të tjerë, në vitin 2023, ka kultivuar 10 900 bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Kir, njësia administrative Pult, dhe në afërsi të fshatit Theth, Shkodër. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Madridin, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.

droge grup i strukturuar kriminalw

Sondazh

Poll