Rajoni

Shumë afër krijimi i qeverisë se re, Konjufca lë postin e kreut të Kuvendit. Pritet vetëm shpallja e marrëveshjes

Deri tani mësohet se Glauk Konjufca, është bërë ‘kurbani’ i parë dhe do japë dorëheqje nga posti i kreut të Kuvendit, që do i kalohet Vjosa Osmanit. Më tej Konjurfca do jetë pjesë e qeverisë dhe Albin Kurti i ka rezervuar postin e Ministrit të Jashtëm. 
Featured image of article: Shumë afër krijimi i qeverisë se re, Konjufca lë postin e kreut të Kuvendit. Pritet vetëm shpallja e marrëveshjes Isa Mustafa dhe Albin Kurti
Përditësuar:

KOSOVË– Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë gjetur më në fund gjuhën e përbashkët. Sipas informacioneve mëoshet se pas takimit që kanë pasur sot është arritur marrëveshja, e cila pritet që të nënshkruhet vetëm në letër. 

Deri tani mësohet se Glauk Konjufca, është bërë ‘kurbani’ i parë dhe do japë dorëheqje nga posti i kreut të Kuvendit, që do i kalohet Vjosa Osmanit. Më tej Konjurfca do jetë pjesë e qeverisë dhe Albin Kurti i ka rezervuar postin e Ministrit të Jashtëm. 

Duket se nga kjo ofertë është jooshur LDK-ja dhe ka harruar dhe postin e Presidentit, që mësohet se do diskutohet vetëm kur Hashim Thaçit ti ketë mbaruar mandati. Tashmë pritet që dy partitë të mbedhin kryesinë e tyre dhe të shpallin marrëveshjen e formimit të qeverisë së re. Kuvendi do të mblidhet të hënën në orën 11:00, ku në rend dite është votimi i qeverisë së re. 

NEGOCIATAT E DËSHTUARA

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dështuar të arrijnë marrëveshje edhe pas më shumë se tre muaj prej se kanë përfunduar zgjedhjet. Ngërçi në krijimin e qeverisë ka nisur për ndarjen e posteve të larta shtetërore. Lidhja Demokratike e Kosovës kërkon që në vitin e parë të qeverisjes të ketë Kryetarin e Kuvendit dhe Zëvendës Kryeministrin e parë, e në vitin e ardhshëm të lëshojë karrigen e kreut të Kuvendit e të marrë atë të Presidentit. Ndërkohë që kërkon të ketë dhe 5 ministri.

Por, Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka zgjedhur Glauk Konjufcën si kryetar të Kuvendit dhe shprehet se nuk do e shkarkojë, por i ka propozuar LDK-së që të shtojnë numrin e ministrive e të marrin dhe Presidentin. Dy liderët e partive, VV-së dhe LDK-së janë takuar intensivisht me njëri-tjetrin, por ditët e fundit kanë ndërprerë takimet për më shumë se një javë dhe komunikimin e vetëm publik e kanë bërë me shkëmbimin e dy letrave të cilat përmbajnë ofertat e njëra- tjetrës se si të formohet qeveria. Pak ditë më parë është Konstituuar dhe Legjislatura e 7-të e Kuvendit të Kosovës, ku u bë vetëm zgjedhja e kreut të ri të këtij institucioni, por ende nuk është arritur marrëveshja për të formuar dhe qeverinë.

(A.B. Dosja.al)

  • 23:01

    Marrëveshja VV-LDK, Haradinaj: Lajm i mirë, të formohet sa më shpejt qeveria se Kosovën e presin punë të rëndësishme

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, ka reaguar pas raportimeve në mediat se Lëvizja Vetëvendsoje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë arritur një marrëveshje për të bashkëqeverisur. Në një reagim në mediat, Haradinaj shkuan se është një lajm i mirë që janë përmbyllur më dakordësim negociatat mes LVV dhe LDK. Më tej kryeministri në ikje shkruan se është e domosdoshme të formohet qeveria e re sa më shpejt, pasi Kosovën e presin punë të mëdha.

    Ramush Haradinaj

    Lajmi që i gjithë procesi negociues është përmbyllur me dakordim nga LVV dhe LDK është veprim i duhur dhe konkretizimi i mirë, që respekton rezultatin zgjedhor. Tashmë është e domosdoshme të formohet qeveria sa më shpejtë. Kosovën e presin punë të mëdha dhe procese të rëndësishme, për të cilat duhet lidership, qëndrime konsistente dhe institucione kredibile dhe të qëndrueshme. Qëndroj i bindur se agonia e tejzgjatjes për ndarje të posteve është vetëm shpërfaqja e parë e mashtrimit të madh me të cilin do të identifikohet Albin Kurti si Kryeministër”, shkruan Haradinaj.

  • 22:45

    Zbulohen detaje nga marrëveshja, VV dhe LDK do kenë nga 6 ministri, 3 do drejtohen nga pakicat

    Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, duket se kanë rëndë dakord që katër vitet e arshme të qeverisin bashkë. Sipas informacioneve nga dy partitë bëhet me dije se nesër pritet që të nënshkruhet marrëveshja, e cila është dakordësuar sot. Sipas Gazeta Express, në qeverinë e re të vendit, të cilën do ta udhëheqë kreu i VV-së, Albin Kurti, do të jenë gjashtë ministra nga radhët e partisë së tij. Po ashtu dhe LDK-ja do të ketë gjashtë ministra në Qeverinë Kurti, ndërsa tri ministri do të udhëhiqen nga përfaqësues të pakicave në vend.

    Mësohet se dy partitë kanë vendosur që për postin e presidentit të vendit, të diskutojnë në të ardhmen. Partia e Albin Kurtit dhe subjekti që udhëhiqet nga Isa Mustafa sipas të gjitha gjasave do ta bëjnë qeverinë të hënën.

    Më 3 shkurt, e hënë, është caktuar që të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e qeverisë së re të vendit. Kryesia e Kuvendit ka miratuar kërkesën për seancë, të bërë nga Kurti, i cili është mandatar për formimin e kabinetit të ri qeverisës. Sot dy partitë kanë zhvilluar takime dhe kanë arritur në pikën e përbashkët. Gjithashtu është raportuar se Glauk Konjufca është larguar nga posti i kreut të Kuvendit për t’i lënë vendin Vjosa Osmanit nga LDK-ja.

  • 20:12

    Glauk Konjufca ‘kurbani’ i parë, lë postin e kreut të Kuvendit dhe i rezervohet ministria e Jashtme

    Glauk Konjufca është ‘kurbani’ i parë i Lëvizjes Vetëvendosje për të arritur koalicionin me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Sipas informacioneve mësohet se Konjufca ka pranuar të heq dorë nga posti i kreut të Kuvendit dhe tashmë pritet të marrë drejtimin e një minisrie.

    Glauk Konjufca, kreu i Kuvendit të Kosovës

    Mediat në Kosovës bëjnë me dije se LDK ka kërkuar që në postin e kreut të Kuvendit të jetë Vjosa Osmani dhe Konjufca do bëhet ministër i Jashtëm.

  • 18:38

    Kadri Veseli vendos ultimatumin: Nëse s’ka Qeveri të hënën, vendi të shkojë në zgjedhje

    Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, është shprehur sot se nëse LDK dhe VV nuk arrijnë marrëveshje deri të hënën vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

    Kadri Veseli, kreu i PDK

    Në një deklaratë për Klan Kosovën, ai ka pohuar se qeverisja duhet të ketë legjitimitet qytetar dhe marrëveshje politike, ndërsa është shprehur kundër bllokadave. “Nëse nuk ka Qeveri të hënën, atëherë pas të hënës vetëm zgjedhjet janë zgjidhje. Nuk duhet të ketë opsion tjetër. Nuk ka legjitimitet dhe legalitet asnjë opsion tjetër.Qeverisja duhet të ketë legjitimitet qytetar dhe marrëveshje politike. Jo bllokada, kushtëzime, shantazhe, në luftën për pushtet. Kjo logjikë dëmtuese duhet të marrë fund një herë e përgjithmonë. Duhet respektuar legjitimiteti qytetar dhe duhet pranuar rezultati i zgjedhjeve demokratike”, ka shtuar Veseli.

    Nga ana tjetër dy partitë që dolën fituese po vijojnë negocicat dhe duket se është gjetur gjuha e përbashkët dhe shumë shpejt do nënshkruhet marrëveshja. Mediat në vend bëjnë me dije Konjufca ka pranuar që të lë postin e kreut të Kuvendit dhe kështu i hapet rruga marrëveshjes.

  • 17:25

    Hapet rruga për marrëveshje, LVV dhe Glauk Konjufca gati të lirojnë postin e Kryetarit të Kuvendit për LDK

    Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”. Burime të Gazetës Express kanë thënë se marrëveshja LDK-VV është gati ndërsa shumë shpejt pritet të nënshkruhet. Nënkryetari i Vetëvendosjes nga Parlamenti do të shkojë në Qeveri duke marrë post ministror. Vendin e tij do marrë Vjosa Osmani.

    Albin Kurti dhe Isa Mustafa

    Ndërsa, për pozitën e Presidentit, dy partitë janë marrë vesh të diskutojnë më vonë. Pro marrëveshjes me Vetëvendosjes kanë dalë figurat kryesore në LDK duke përfshirë edhe Lutfi Hazirin, i cili sot mbajti një konferencë dhe tha se shpejt mund të ndërtohet koalicionin me Vetëvendosjen. Rikthimi i Lutfi Hazirit nga shërimi i ka dhënë një energji të re negociatave me Vetëvendosjen.

    Ndërkohë, kanë kaluar 118 ditë prej kur u mbajtën zgjedhjet dhe Vetëvendosje doli fituese. Më shumë se një muaj kanë kaluar prej se është votuar Kryetari i Kuvendit dhe është hapur mundësia e votimit për Qeverinë e Kosovës. Deri më tash VV dhe LDK kanë dështuar ta arrijnë marrëveshje shkaku i mospajtimeve për të ndarë pozitat shtetërore. Prej gjashtë muajsh, Kosova vazhdon të funksionojë me Qeveri në dorëheqje.

  • 15:11

    Nënkryetari i LDK: S’ka marrëveshje me VV-në nëse nuk zgjidhet çështja e kreut të Kuvendit

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Harizi, është shprehur për mediat në Kosovë se po angazhohet që qeveria e re të formohet sa më parë dhe të arrihet një marrëveshje e balancuar.  Po ashtu Harizi ka thënë se i ka kërkuar dhe Albin Kurtit që të mos ketë anëtarë të Listës Sprksa në Qeveri. Nga ana tjetër ka treguar edhe njëherë qëndrimin e LDK-së për postin e kreut të Kuvendit dhe shtoi se kur të zgjidhet kjo çështje do votojnë për qeverinë ‘Kurti’.

    Lutfi Harizi, nënkryetar i LDK

    Edhe më tutje kemi nevojë për të diskutuar. Nuk është përballuar ende ky dallim. Angazhimi dhe përballimi dhe tejkalimi i kërkesave partiake janë të domosdoshme për koalicione politike. Takimet s’janë ndërprerë asnjëherë. Takime të paralajmëruara s’ka. Në momentin që do te kemi takim do t’ju njoftojmë”, ka thënë ai. Në fund është shpehur se deri të hënën mund të arrihet marrëveshja dhe të formohet Qeveria e re.

Shto Koment