Protesta antiqeveritare në Irak/ Presidenti emëron Mohamed Allawi si kryeministër deri në zgjedhjet e reja
1 Shkurt 2020, 16:29Nga DOSJA
Njoftimi i së shtunës vjen ndërsa irakianët vazhdojnë protestat antiqeveritare për muajin e katërt radhazi dhe dy muaj pasi ish-kryeministri Adel Abdul Mahdi dha dorëheqjen.
Allawi duhet të formojë një qeveri të re brenda një muaji dhe do ta drejtojë vendin derisa të mund të mbahen zgjedhjet e reja.
Presidenti Salih i kishte thënë parlamentit të Irakut se ai do të emërojë kandidatin e tij nëse nuk emëron dikë deri më 1 shkurt.
Në një video të postuar në Twitter të shtunën, Allawi 65-vjeçar tha se Salih e kishte emëruar atë dhe se ai do të formojë një qeveri të re në përputhje me kërkesat e protestuesve.
“Vendosa që t’ju flisja drejtpërdrejt me ju (populli Irakian), përpara se t’i drejtohem kujtdo tjetër sepse autoriteti im vjen nga ju. Ky është vendi juaj, kjo është e drejta juaj … gjithçka që duhet të bëjmë është të ekzekutojmë kërkesat tuaja. Ne duhet t’ju mbrojmë në vend që t’ju shtypim.”- shtoi ai.
Në fjalimin e tij, Allawi u zotua gjithashtu për të rimëkëmbur ekonominë e shkatërruar të vendit dhe për të luftuar korrupsionin.
Përzgjedhja e Allawi ishte produkt i diasa muajve bisedimesh private mes palëve rivale.
Në videon e regjistruar, Allawi u bëri thirrje protestuesve që të vazhdojnë me kryengritjen e tyre kundër korrupsionit dhe tha se ai do të hiqte dorë nëse ata këmbëngulnin për të imponuar emra të ministrave në qeverinë e tij.
“Nëse nuk do të ishte për sakrificat dhe guximin tuaj, nuk do të kishte ndryshime në vend. Unë kam besim tek ju dhe ju kërkoj të vazhdoni me protestat”.- tha ai duke iu drejtuar protestuesve antiqeveritar.
Protestuesit në Irak kanë bërë thirrje për fytyra të reja dhe emra të rinj për të udhëhequr vendin.
KOSOVË- Isa Mustafa dhe Albin Kurti po duket se kanë tejkaluar dallimet që penguan për më shumë se 118 ditë arritjen e një “Koalicionit të Shpresës”. Burim...
ITALI– Karabinierët italianë kanë arrestuar dy shqiptarë, një burrë dhe një grua, të dy të moshës 29-vjeçjare dhe të pa arsimuar. Ata janë vënë nën prang...
TIRANË– Yjet e Instagramit duket se kanë gjetur mënyrën e duhur për të marrë disa ‘like’. Prej ditësh shumë prej VIP-ave, po përdorin koronavirusin.Me mask...
TIRANË- Në Kuvendin e Serbisë ka ndodhur një incident i paprecedentë. Deputetët e Partisë Radikale Serbe kanë debatuar ashpër me ministrat dhe në fund ka n...
KINË– Qeveria kineze u kërkon çifteve të shtyjnë dasmat nga data me fat e 2 shkurtit dhe të shmangin funeralet, si masë për parandalimin e përhapjes...
SHBA- Bryant vdiq në një aksident me helikopter bashkë me të bijën, Gianna Bryant dhe 7 persona të tjerë që ishin pjesë e bordit. Shkak për rrëzimin u tha që u ...
Bota 1 Shkurt 2020, 14:23
SHBA– Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një takim me shumë njerëz të dashur të legjendës së basketbollit që u shua më 26 janar ku edhe u trasmetua letra që ai...
KOSOVË- Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Harizi, është shprehur për mediat në Kosovë se po angazhohet që qeveria e re të formohet sa më ...
SHBA– Pas tragjedisë së 26 janarit ku mbeti i vdekur legjenda e basketbollit Kobe Bryant është publikuar një video e tij, e realizuar për bashkëshorten dhe vazj...