Sport

Merkatoja ka mbaruar? Jo për klubet shqiptare, që gjithmonë e gjejnë një zgjidhje

1 Shkurt 2020, 20:25 Nga DOSJA
Merkatoja ka mbaruar? Jo për klubet shqiptare, që gjithmonë e

Merkatoja e janarit ka përfunduar, por në Shqipëri gjithmonë gjendet një mënyrë për të transferuar lojtarë edhe pas afatit. Skuadrat shqiptare kanë 30 lojtarë të gatshëm për t’u aktivizuar, por Federata lejon vetëm 25 të federuar.

Partizani, Tirana, Vllaznia dhe Kukësi kanë një opsion. Ato kanë skuadra të dyta, të cilat militojnë në Kategorinë e Dytë dhe mund të bëjnë një manovër në merkato.

Lojtarët e afruar tani, pasi debutojnë në Kategorinë e Dytë, ata mund të aktivizohen edhe në ekipin e parë. Sigurisht, bëhet fjalë për lojtarë vendës dhe pa kontrata ekzistuese me klube të tjera.

A do të kemi ndonjë surprizë nesër apo pasnesër? Me siguri, po. Ka ndodhur edhe më parë nga disa klube.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport manovra merkato superliga manovra merkato superliga

Sondazh

Poll