Sport

Blerja e bujshme e nis mirë, por United zhgënjen tifozët kundër “Ujqve”

1 Shkurt 2020, 19:43 Nga DOSJA
Blerja e bujshme e nis mirë, por United zhgënjen tifozët

Manchester United dhe Wolverhampton bënë një ndeshje të bukur sot në Premier League, me plot raste shënimi, por në fund e mbyllën ndeshjen në barazim të thatë.

“Djajtë e kuq” u përpoqën më shumë në kërkim të fitores, por 90 minutat në “Old Trafford” u mbyllën 0-0, edhe pse tifozët vendës ishin fantastikë. Vlen të përmenden disa aksione të mira nga blerja e re e United, Bruno Fernandes, dhe Juan Mata.

Portieri i miqve, Rui Patricio, u tregua fantastik me pritjet e tij, ashtu si sulmi i “Ujqve”, Adama-Jota-Jimenez. Ky barazim e lë akoma edhe më shumë në hije trajnerin e United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili pritet të shkarkohet.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport premier league united wolves premier league united wolves

Sondazh

Poll