Sport

Derbi madrilen vendoset nga Benzema, Zidane është mjeshtër kundër Simeones

1 Shkurt 2020, 17:37 Nga DOSJA
Derbi madrilen vendoset nga Benzema, Zidane është mjeshtër

Atletico Madrid zhvilloi një ndeshje shumë të mirë në “Santiago Bernabeu”, por nuk ia doli sërish të mposhtë rivalët e përjetshëm të qytetit. Ekipi i Zidane fitoi 1-0 derbin falë golit të Karim Benzema dhe vijon të kryesojë i vetëm La Ligan spanjolle.

Bardhekuqtë guxuan më shumë në pjesën e parë, por humbën disa raste dhe nuk u treguan të saktë përballë Courtois. Reali e nisi më mirë pjesën e dytë dhe kaloi në avantazh në minutën e 56-të.

Ferland Mendy hodhi një top të bukur në zonë dhe bomberi francez nuk e pati të vështirë për të thyer sllovenin Oblak. “Los Blancos” ia doli të menaxhonte avantazhin e artë dhe siguroi tre pikë të arta në këtë përballje.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atlético derbi real atlético derbi real

Sondazh

Poll