Sport

Detaji që u shpëtoi mediave në janar: Milani tentoi yllin e Juventusit, por dështoi

1 Shkurt 2020, 18:54 Nga DOSJA
Detaji që u shpëtoi mediave në janar: Milani tentoi yllin e

A e dini se në merkaton e janarit Milani kërkoi një lojtar të Juventusit? Bëhet fjalë për mesfushorin ofensiv të kombëtares italiane, Federico Bernardeschi.

Ka disa muaj që përflitet për shkëmbimin e mundshëm Bernardeschi-Paqueta, por kjo ishte e pamundur të ndodhte. Juventusi nuk kishte interes për të patur një trekuartist, meqë Dybala po luan shkëlqyeshëm.

Calciomercato raporton se Milani tentoi mesfushorin e krahut të Juventusit dhe shpresoi deri në fund se do ia dilte. Suso kaloi te Sevilla në huazim dhe u krijua hapësira e duhur për t’i lënë vend Bernasdeschit, por lojtari nuk u bind, ashtu si Juventusi.

Duket se oferta e “Djallit” nuk ishte bindëse dhe drejtuesit e Milanit u detyruan të kalonin tek alternativa tjetër, Alexis Saelemaekers.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bernardeschi juventus milan bernardeschi juventus milan

Sondazh

Poll