Sport

I mposhti 4-0, Klopp na befason të gjithëve me komplimentet për rivalët

1 Shkurt 2020, 19:07 Nga DOSJA
I mposhti 4-0, Klopp na befason të gjithëve me komplimentet për

Southampton sot ishte viktima e radhës e Liverpool-it. Skuadra e trajnerit Jurgen Klopp fitoi 4-0 dhe pas ndeshjes pritej një deklaratë në delir e gjermanit, por ndodhi krejt e kundërta.

Ai vlerësoi kundërshtarët për shpirtin e tyre të garës dhe i lavdëroi për lojën e bërë, pavarësisht rezultatit. “Mendoj se Southampton meriton të gjitha komplimentet e mundshme. Ata e provuan portën shumë, por nuk patën fat. Të gjitha skuadrat janë të frikshme, kjo është Premier League”, deklaroi Klopp.

“Edhe kur ndeshja ishte 4-0 në favorin tonë, Southampton nuk u dorëzua. Ata na vunë në vështirësi me të gjitha mundësitë. Kam vite në futboll dhe nuk kisha parë shpirt gare si ky. E meritojnë çdo fjalë të mirë”, shtoi tekniku i “The Reds”.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport klopp liverpool southampton klopp liverpool southampton

Sondazh

Poll