Sport

Premier League prodhon 17 gola pasdite, Liverpool fiton me “poker”

1 Shkurt 2020, 17:16 Nga DOSJA
Premier League prodhon 17 gola pasdite, Liverpool fiton me “poker”

Gola, gola dhe vetëm gola. Kjo është Premier League, ku sot janë shënuar 17 gola në ndeshjet e pasdites. Liverpool vuajti në pjesën e parë kundër Southampton, por në të dytën, treguan të gjithë potencialin e tyre. Chamberlain, Henderson dhe Salah x2 i dhanë fitoren 4-0 të kuqve në “Anfield Road”.

Bournemouth ka marrë fitore jetike 2-1 përballë Aston Villës, ndërsa Sheffield United vazhdon të surprizojë, duke fituar 0-1 në transfertë përballë Crystal Palace. I vetmi takim pa gola, ishte ai mes Newcastle United dhe Norwich City.

Evertoni i Carlo Ancelottit fitoi 2-3 kundër Watford në transfertë, tre pikë të arta, duke marrë parasysh se e panë veten në disavantazh të dyfishtë. Ndërsa sfida mes West Ham dhe Brighton, ishte ajo më me shumë gola, me këtë sfidë që u mbyll në barazim 3-3.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport futboll liverpool premier league futboll liverpool premier league

Sondazh

Poll