Sport

PSG ka dy mjeshtra të futbollit, Neymar dhe Mbappe argëtohen me gola e spektakël

1 Shkurt 2020, 18:48 Nga DOSJA
PSG ka dy mjeshtra të futbollit, Neymar dhe Mbappe argëtohen me gola e

Neymar dhe Mbappe gjithmonë argëtohen dhe e shijojnë futbollin. Dy sulmuesit e PSG-së sot ishin protagonistë në fitoren 5-0 kundër Montpellierit, me driblime, gola dhe asiste.

Sarabia kaloi i pari në avantazh kampionët e Francës, ndërsa Di Maria dyfishoi. Në fundin e pjesës së parë, Congre shënon autogol, për t’i çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me shifrat 3-0.

Në të dytën, Neymar dhe Mbappe kombinuan me njëri-tjetrin, për të shënuar golin e katërt. Rrjeta e sulmuesit francez ishte fantastike. Për të vulosur rezultatin final në 5-0, mendoi mbrojtësi Kurzawa, i cili shënoi në të 65-ën.

Montpellier e mbylli këtë sfidë me 9 lojtarë në fushën e lojës, pas dy kartonëve të kuq.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport mbappe neymar psg mbappe neymar psg

Sondazh

Poll