Sport

Bayern fiton dhe kap vendin e parë, goli i Thiagos ishte një magji më vete

1 Shkurt 2020, 16:37 Nga DOSJA
Bayern fiton dhe kap vendin e parë, goli i Thiagos ishte një magji

Bayern sot nuk hasi probleme në fushën e Mainz. Ekipi bavarez fitoi 1-3 dhe është ngjitur përkohësisht në vend të parë. Lewandowski, Muller dhe Thiago Alcantara (spanjolli realizoi një eurogol) shënuan brenda 18 minutave në pjesën e parë, teksa St Juste shënoi golin e nderit për ekipin vendas në minutën e 45-të.

Dortmund po kalon një formë fantastike dhe shënoi sërish pesë gola. E treta ndeshje radhazi që verdhezinjtë fitojnë me “manita” falë golave të Sanchos, Reus, Witsel dhe Haaland. Norvegjezi vijon të surprizojë dhe sot realizoi dy herë, duke u ngjitur në kuotën e 7 golave në tre ndeshje të zhvilluara me ekipin e ri.

Festë për Hoffenheim dhe Augsburg, që mposhtën në fushën e tyre 2-1 Bayer Leverkusen dhe Werder Bremen. Ekipi i Milot Rashicës ka harruar të fitojë dhe renditet në vend të parafundit.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga lewandowski bayern bundesliga lewandowski

Sondazh

Poll