Sport

Derbi i mungesave, Zidane dhe Simeone me “laps dhe letër”

1 Shkurt 2020, 11:01 Nga DOSJA
Derbi i mungesave, Zidane dhe Simeone me “laps dhe letër”

SPANJË- Derbi i mungesave, kështu mund të konsiderohet ndeshja mes Real Madrid dhe Atleticos në ndeshjen që do të luajnë në “Santiago Bernabeu”.

Zinedin Zidane ka një skuadër me mjaft alternativa. Gareth Bale është emri i fundit që i shtohet mungesave për derbin e La Ligës ndaj Atletikos në orën 16:00. Po ashtu, nuk do të jenë Rodrigo, Naço e Brahim, të lënë jashtë nga trajneri francez, si dhe Eden Hazard, për të cilin derbi erdhi pak më shpejt sesa duhet.

Diego Pablo Simeone nuk do të ketë lojtarë të rëndësishëm si Koke e Tripier, por i sapoardhuri Karrasko është përfshirë në listë. Mungesë e madhe mbetet ajo e Diego Kostës, logjikisht sulmuesi më i fortë i Atletikos.

Në renditje, Reali kryeson La Ligën me 46 pikë, ndërsa Atletiko është në vend të pestë me 36.

(e.ç/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport atletico madrid derbi i madridit real madrid spanje atletico madrid derbi i madridit real madrid spanje

Sondazh

Poll