Aktualitet

Prej dy ditësh aktive flakët në Pishë-Poro, dëme të shumta në zonë, banorët: Ushtria dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen afër por nuk po ndërhyjnë!

Flakët kanë marrë përmasa të mëdha duke sjellë dëme të shumta në bimësinë e zonës.

26 Gusht 2025, 17:13 Nga N.F
Prej dy ditësh aktive flakët në Pishë-Poro, dëme
Zjarri

TIRANË- Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka arritur të fikë zjarrin në zonën e pyllit të Poros. Kjo vatër zjarri është aktive prej dy ditësh dhe zona ranore ka ndërlikuar situatën për ndërhyrjet nga toka. Edhe pse dje ka patur ndërhyrje nga ajri vatra ende nuk është neutralizuar.

Flakët kanë marrë përmasa të mëdha duke sjellë dëme të shumta në bimësinë e zonës. Nga ana tjetër banorët janë shprehur se ushtria dhe forcat zjarrëfikëse ndodhen shumë afër por nuk po ndërhyjnë.

Ministria ditën e djeshme bëri me dije se 2 helikopterë po operojnë për neutralizimin e vatrave të zjarrit. Ministria e Mbrojtjes theksoi se 3 automjete zjarrfikëse me 12 efektivë, 4 forca AdZM dhe 10 forca bashkiake ndodhen në zonë. Në mbështetje të forcave në terren kanë fluturuar nga Baza e Kuçovës katër helikopterë, dy të Forcës Ajrore shqiptare dhe dy të Emirateve të Bashkuara Arabe.

zjarret ne narte

Sondazh

Poll