Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një objekt biznesi në segmentin Laç-Lezhë, flakët vihen nën kontroll

Flakët kanë përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Markatomaj në anë të superstradës Lezhë-Milot.

26 Gusht 2025, 14:40 Nga r.ll
VIDEO/ Përfshihet nga zjarri një objekt biznesi në segmentin
biznesi ne flake

LAÇ- Një objekt biznesi është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në krahë të segmentit Laç-Lezhë. Bëhet me dije se aktualisht flakët janë vënë nën kontroll dhe po punohet për fikjen e plotë të vatrës së zjarrit. Forcat zjarrfikëse ndodhen në terren. 

Sipas informacioneve flakët kanë përfshirë fillimisht një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Markatomaj në anë të superstradës Lezhë-Milot.

Më pas janë përhapur dhe kuzhinën e lokalit të dasmave "Orkidea". Pranë vatrës së zjarrit kishte edhe banesa por fatmirësisht nuk janë rrezikuar.

zjarr ne lezhe-lac

Sondazh

Poll