Aktualitet

Shqipëria renditet e para në Evropë për prodhimin e energjisë nga burimet e rinovueshme

Shqipëria dhe Norvegjia pasohen nga Danimarka me 88.6%, Luksemburgu me 87.4% dhe Portugalia me 78.6%.

26 Gusht 2025, 15:02 Nga r.ll
Shqipëria renditet e para në Evropë për prodhimin e
foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria është lider në Evropë për sa i përket energjisë së gjelbër. Ajo prodhon 99.3% të energjisë elektrike nga burime të rinovueshme, e ndjekur nga Norvegjia me 99.1%.

Ky arritje është veçanërisht e rëndësishme, ndërsa Evropa përballet me sfida serioze energjetike. Menaxhimi efektiv i burimeve mbetet një përparësi kyçe për Bashkimin Evropian.

Shqipëria dhe Norvegjia janë liderë në kontinent me pothuajse 100% të prodhimit të energjisë elektrike që vjen nga burime të rinovueshme, shkruan media bullgare "BGNES". Në krahasim, mesatarja e BE-së është vetëm 42%.

Pas Shqipërisë dhe Norvegjisë vijnë Danimarka me 88.6%, Luksemburgu me 87.4% dhe Portugalia me 78.6%. 

prodhimi i energjise shqiperia

Sondazh

Poll