Aktualitet

EMRI/ Arrestohet në Lezhë 41-vjeçari i shpallur në kërkim, sekuestrohen 14 armë zjarri

Në pranga është vënë shtetasi Ritvan Keqi, banues në Fushë-Kuqe.

26 Gusht 2025, 10:35 Nga V.Ç
EMRI/ Arrestohet në Lezhë 41-vjeçari i shpallur në
Pamje nga arrestimi

Lezhë Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në kuadër të operacionit “Puzzle” për goditjen e trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri.

Në pranga është vënë shtetasi Ritvan Keqi, banues në Fushë-Kuqe. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Njoftimi i policies:

Në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit, në DVP Lezhë, si rezultat i një pune të mirorganizuar, kapën dhe vunë në pranga shtetasin:

Ritvan Keqi, 41 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga DVP Tiranë, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri.

Veprimet e tjera procedurale për shtetasin Ritvan Keqi do të kryhen nga DVP Tiranë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

ritvan keqi arrestohet operacioni policia lezhës

Sondazh

Poll