Aktualitet

Për pak sa nuk u përplas me makinën e policisë, arrestohet 21-vjeçari shqiptar në Itali, në mjet iu gjetën doza kokainë

Policët zbuluan 28 doza kokaine me një peshë totale prej afërsisht 18 gramë dhe një shume parash prej gati 1,000 eurosh, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës.

26 Gusht 2025, 16:10 Nga N.F
Për pak sa nuk u përplas me makinën e policisë, arrestohet
Foto

ITALI- Autoritetet italiane kanë vënë në pranga një 21-vjeçar shqiptar në Terni. Mësohet se arrestimi i tij ka ndodhur gjatë natës midis së premtes së 22 gushtit dhe të shtunës së 23 gushtit. Sipas mediave italiane shqiptari kishte vizë turistike dhe nuk rezulton me precedentë penalë.

Gjatë një patrullimi përgjatë Via G. Borsi, një makinë e karabinierëve shmangu për pak një përplasje me një automjet. Shoferis shqiptar mësohet se po drejtonte në kah të gabuar përgjatë rrugës dhe kjo mund të kishte rezultuar fatale nëse nuk do të reagonte policia. Menjëherë efektivët e ka ndaluar dhe i kanë kryerkontrolle.

Policët zbuluan 28 doza kokaine me një peshë totale prej afërsisht 18 gramë dhe një shume parash prej gati 1,000 eurosh, që besohet të jenë të ardhurat nga trafikimi i drogës. E gjithë kokaina u sekuestrua. 21-vjeçari u arrestua dhe u dërgua në burgun "Voc. Sabbione". Pas seancës dëgjimore, gjyqtari duke vërtetuar arrestimin dhe duke miratuar kërkesën e prokurorit, urdhëroi që i riu të qëndronte në rajonin e Umbrias.

droge ne itali

Sondazh

Poll