Aktualitet

Vihet në kontroll vatra e zjarrit në fshatin Bogovë të Skraparit

Në këtë aksion morën pjesë efektivë të shumtë të forcave të armatosura.

26 Gusht 2025, 12:28 Nga V.Ç
Vihet në kontroll vatra e zjarrit në fshatin Bogovë të
Foto nga aksioni për fikjen e zjarrit.

SKRAPAR – Vatra e zjarrit në fshatin Bogovë të Skraparit është vënë nën kontroll.

Kështu ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes, e cila ka bërë gjithashtu me dije se në këtë aksion morën pjesë efektivë të shumtë të forcave të armatosura.

Ndërkohë, situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut.

NJOFTIMI I MINISTRISË SË MBROJTJES:

Informacion mbi situatën e zjarrit në Bogovë Skrapar.

Vatra e zjarrit në Bogovë, Skrapar është vënë nën kontroll të plotë në të gjithë perimetrit të saj.

Forcat operacionale janë organizuar prej orës 5:30 të mëngjesit duke ndjekur vijën e zjarrit dhe siguruar perimetrin e jashtëm të saj.

Morën pjesë në aksion:

30 efektivë të FA

22 forca dhe 7 mjete zjarrfikëse të qarkut Skrapar, Berat dhe Poliçan.

20 forca bashkiake, 5 pyjorja dhe 15 nga shërbimet.

Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse të qarkut.

skrapar fshati bogovë vatra zjarri

Sondazh

Poll