26 Gusht 2025, 15:37
Nga N.F
Elvisa dhe Rozina Dhimaku
SARANDË- Prej dy ditësh familja Dhimaku po jeton me dhimbjen e humbjes së dy vajzave të tyre të reja pas aksidentit tragjik të regjistruar në aksin Sarandë-Delvinë. Të afërmit e Elvisa dhe Rozina Dhimakut me lot në sy kanë shpjeguar se vajzat punonin dy punë për shërimin e vëllait të tyre.
Sipas hallës së vajzave, Elvisa dhe Rozina pasi janë kthyer nga puna e parë janë bërë gati e kanë dalë për të shkuar te puna tjetër në Sarandë ku shisnin misra. Ajo theksoi se 30 minuta pasi dolën nga shtëpia morën lajmin e keq të aksidentit.
“Jetojmë në këtë dhimbje kaq të madhe. 2 çupat ikën nuk kthehen më. Në mbrëmje kishin ardhur nga puna, bënin 2 punë për shërimin e vëllait se s’kishin mundësi. Erdhën pushuan dhe u nisën prapë për punë. Në Sarandë shisnin misra dhe gjëra të fshatit. Ato ikën, dhimbjen e kemi”, tha halla.
Ajo shtoi se djalit 7-vjeçar ende nuk i kanë treguar së dy motrat janë ndarë nga jeta. Ai është larguar nga shtëpia. Halla më tej ka bërë apel për të gjithë shqiptarët për ndihmë për kurimin e e djalit të vogël.
“Kanë vëllanë e vetëm, ai ishte shumë i lidhur me to, po ta marrë vesh...e kemi larguar nga shtëpia. Sadopak kërkojmë ndihmë që djali të shkojë në një spital më të specializuar që të na shpëtojë”, shtoi halla.
Edhe xhaxhai i vajzave iu bashkua apelit për ndihmë për të ndihmuar djalin e mitur. Ai u shpreh se kanë luftuar me sëmundjen e djalit me sa mundësi kanë patur dhe theksoi se në momentin që ai do të marrë vesh për ngjarjen e rëndë do të përkeqësohet.
“Jetoj në emigrim. Kjo që na ndodhi mos i ndodhtë askujt, as hasmit, ndihmë kërkojë dhe për djalin se vajti 3 vjet me këto probleme, ka sëmundje gjaku. Kemi luftuar me forcat tona kaq sa kemi pasur mundësi. Djali është 7 vjeç. Në momentin që do e marrë vesh, menjëherë do përkeqësohet gjendja e tij”, shprehet xhaxhai i vajzave Vasil Dhimaku.
“2 yje dy vajza, 22 vjeçe 20 vjeçe, të dyja studente në Tiranë. Prindërit punëtorë në fshat, punonin natë-ditë për ato vajza ti sistemojnë, të studionin. Kërkojnë ndihmë për çunin, zoti të na ndihmojë. Djali nuk di gjë për motrat”, shtoi daja i vajzave.
22-vjeçarja Elvisa Dhimaku dhe 20- vjeçarja Rozina Dhimaku humbwn jetwn mbrëmjen e 24 gushtit në aksin Sarandë-Delvinë. 22-vjeçarja mësohet se ishte shofere ndërsa motra e saj e vogël dhe një shoqe ishin pasagjere.
Aksidentit tragjik i ka mbijetuar vetëm pasagjerja 24-vjeçare, Antonela Zhupa. I riu, Kevi Norra pas testit të alkoolit rezultoi se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Sipas raportimeve ai doli përballë gjatë parakalimit duke u përplasur me makinën ku udhëtonin tre vajzat.
elvisa dhe rozina dhimaku
Aktualitet
26 Gusht 2025, 15:24
N.F
Viktima dhe autori
GREQI- Dëshmia e plotë e 40-vjeçarit, Pandeli Nakoleci në Gjykatën e Volosit në lidhje me vrasjen e grua...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 15:16
N.F
Foto
TIRANË- Anna dhe Albert dy turistë të rinj gjermanë që kanë vizituar pjesën më të madhe të Shqip&eum...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 15:02
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Shqipëria është lider në Evropë për sa i përket energjisë së gjelbër. Ajo pr...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 14:44
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Dy vëllezër të shpallur në kërkim janë kapur dhe arrestuar në Itali me qëllim ekstradi...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 14:40
r.ll
biznesi ne flake
LAÇ- Një objekt biznesi është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në krahë të segmentit...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 13:26
V.Ç
Foto nga shoqërimi në ambjentet e policisë
VELIPOJË - Një 22-vjeçar ka rënë në pranga si pasojë e ...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 12:28
V.Ç
Foto nga aksioni për fikjen e zjarrit.
SKRAPAR – Vatra e zjarrit në fshatin Bogovë të Skraparit është vënë n&...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 10:35
V.Ç
Pamje nga arrestimi
Lezhë – Një 41-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar në kuadër të opera...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 10:42
r.ll
dorian beu
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë "arrest me burg" për Dorian Beun, i cili u arrestua në ma...
Aktualitet
26 Gusht 2025, 09:56
r.ll
pandeli nakoleci
GREQI- Pandeli Nakoleci, autori 40-vjeçar i vrasjes së gruas së tij 36-vjeçare Marjola Nakoleci do të sillet ...