Aktualitet

VIDEO/ Nëna iu vra nga babai në hyrje të pallatit, vajza e 36-vjeçares shqiptare shpërthen në lot në vendin e ngjarjes

Ajo ulet para derës së hyrjes së pallatit ndërsa para saj ka pamjen më të rëndë, një pellg gjaku të nënës së saj e cila ndërroi jetë nga dora e babait. Pas disa sekondash vajza ngrihet dhe futet brenda në banesë.

22 Gusht 2025, 13:34 Nga N.F
VIDEO/ Nëna iu vra nga babai në hyrje të pallatit, vajza e
Vajza

GREQI- Vajza e 36-vjeçares shqiptare e cila u vra sot nga bashkëshorti i saj është parë në vendin e ngjarjes. Mediat greke kanë kapur momentin kur një nga vajzat e viktimës mbërrin në vendngjarje dhe sheh pellgun e gjakut në hyrje të pallatit ku jeton familja.

Ajo ulet para derës së hyrjes së pallatit ndërsa para saj ka pamjen më të rëndë, një pellg gjaku të nënës së saj e cila ndërroi jetë nga dora e babait. Pas disa sekondash vajza ngrihet dhe futet brenda në banesë. Në sfond dëgjohen banorët.

Një nga vajzat ka folur shkurtimisht për mediat ku u shpreh se prindërit e saj kishin grindje të shpeshta. Këtë mëngjes, ndërsa e gjithë familja ishte në shtëpi, shpërtheu një tjetër grindje dhe më pas shtetasi 40-vjeçar shqiptar rrëmbeu një thikë dhe e goditi gruan në qafë dhe shpinë.

"Nuk e di pse u grindën", tha vajza e tyre 16-vjeçare. 

vrasja e 36-vjecares shqiptare ne volos

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2025, 12:57

“Air Albania” përtej fluturimeve

Foto TIRANË- Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania” po konsolidohet dhe po kr...