Aktualitet

FOTO/ Xhama të thyer dhe vendi i larë në gjak, pamje nga hyrja e pallatit ku mbeti e vrarë 36-vjeçarja shqiptare, autori ende në arrati

Në foto duken edhe xhamat e thyer të derës. Mediat greke kanë raportuar se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga dyshohet se është shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja me xhamat e thyer.

22 Gusht 2025, 13:29 Nga N.F
FOTO/ Xhama të thyer dhe vendi i larë në gjak, pamje nga hyrja e
Pamje nga vendi i ngjarjes

GREQI- Pamje të reja nga vendi i ngjarjes ku u vra 36-vjeçarja shqiptare janë publikuar. Mediat greke kanë shpërndarë foto nga hyrja e pallatit ku ndodhi ngjarja e rëndë ndërsa vendi është i larë në gjak.

Në foto duken edhe xhamat e thyer të derës. Mediat greke kanë raportuar se viktima ka vdekur nga gjakderdhja ndërsa plaga dyshohet se është shkaktuar nga një thikë ose nga përplasja me xhamat e thyer.

Nga pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes duket dera kryesore e thyer e pallatit ndërsa ka dyshime se xhamat mund të kenë jenë ngulur në trup duke i shkaktuar vdekjen. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në sy të njërit prej 4 fëmijëve.  Fëmija mësohet se ka deklaruar para policisë se ka parë babain e tij duke therur me thikë mamanë.

vrasja e shqiptares ne volos

Sondazh

Poll

Aktualitet 22 Gusht 2025, 12:57

“Air Albania” përtej fluturimeve

Foto TIRANË- Përtej problematikave të përditshme të udhëtimit ajror, “Air Albania” po konsolidohet dhe po kr...