Aktualitet

Tragjedi në Itali/ I rrinte me motorr poshtë punës, pastruesja shqiptare vritet nga burri prej xhelozisë, 54-vjeçari tenton

1 Shkurt 2020, 08:16 Nga DOSJA
Tragjedi në Itali/ I rrinte me motorr poshtë punës, pastruesja

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Xhenova të Italisë, ku një 43-vjeçare shqiptare e identifikuar si Laureta Zyberi është gjetur e vdekur në apartamentin ku punonte si pastruese. Pranë trupit të saj është gjetur edhe bashkëshorti Eduart, 54 vjeç.

Ka qenë pronari i apartamentit ku punonte shqiptarja, ai i cili ka gjetur të dy trupat e mbuluar me gjak mbi dysheme duke lajmëruar menjëherë Policinë për ndihmë. Pronari e la atë në shtëpi në mëngjes dhe e përshëndeti me bindjen se nuk do ta gjente më në shtëpi kur të kthehej. Por, sapo hapi derën në orën 17.30 u përball me dy trupat e përgjakur.

40 vjeçarja shqiptare humbi jetën në vendngjarje, ndërsa bashkëshorti i saj është në gjëndje të rëndë në spitalin San Martino me një plagë të rëndë në stomak. Nga momenti në moment pritet që ai t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Hetuesit italianë thanë se burri kishte parkuar motorrin poshtë shtëpisë ku ajo punonte dhe më pas ishte ngjitur lart në banesë. Pas një zënke, e cila ka nisur për motive xhelozie, Eduarti mori thikën dhe i mori jetën bashkëshortes së tij. Shqiptari dyshonte se bashkëshortja ishte në lidhje jashtëmartesore me pronarin e saj. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet eduart zyberi itali laureta zyberi eduart zyberi itali laureta zyberi

Sondazh

Poll