19 Gusht 2025, 18:29
Nga E. D
Edi Rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish kundrejt gjyqtarit Hazbi Balliut, i cili vendosi të bllokojë vendimin e konfiskimit të një pallati në Tiranë, ndërtesë pa leje, ku u vendos që të zhvendosej Agjencia e Kadastrës.
Me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Rama ka publikuar një pjesë të arsyetimit të gjyqtarit, i cili thotë ndër të tjera, se ASHK mund të punojë në ambiente të tjera dhe vendosja e saj në godinën e konfliktit mes dy palëve, nuk është e domosdoshme.
Rama shkruan në reagimin e tij se më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë.
Postimi i Ramës:
Më në fund gjykatësi Balliu e nxorri arsyetimin e shkruar të vendimit të tij skandaloz për të marrë në mbrojtje palën përfaqësuese të një pallati të ndërtuar totalisht pa leje dhe të konfiskuar në Tiranë, ku u sistemua Agjencia Shtetërore e Kadastrës, e cila prej disa vitesh e vazhdonte punën në një objekt të vjetër e të dëmtuar seriozisht nga tërmeti.
Se si mund të angazhohen prokurorë a gjykatës të republikës në favor të ndërtuesve të paligjshëm, kjo kërkon të kesh akses në trurin e prokurore Gjelit dhe të gjykatës Balliut, por se si mund të shkruajë një gjykatës se ASHK-ja nuk ka prova që nuk mund të vazhdojë të rrijë në një godinë ku bien tavanet e muret, kjo kërkon një durim heroik në pritje që me ndihmën e të madhit Zot organet e kontrollit e të qeverisjes së gjyqësorit të zgjohen nga gjumi i tyre, i cili po bëhet gjithnjë e më i rrezikshëm edhe për fatet e vetë Reformës në Drejtësi
Në foto keni (mos)arsyetimin e gjykatës Balliut si edhe situatën e godinës së vjetër të ASHK-së, e cila mesa duket për Balliun është një vend normal pune për sa kohë nuk ka viktima
Gjyqtari Hazbi Balliu nuk është i vetmi magjistrat i sulmuar nga kryeministri Edi Rama për vendimarrjen e tij. Përgjatë qeverisjes së tij, Rama u ka bërë shpeshherë gjyq publik prokurorëve dhe gjyqtarëve që kanë marrë vendime kundër qeverisjes së tij.
Vetëm gjatë këtij viti, Rama ka atakuar direkt gjyqtarin dhe prokurorin e çështjes ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, një gjyqtare të Tiranës që rrëzoi padinë e tij për shpifje ndaj Lulzim Bashës si dhe prokuroren e Shkodrës, Elsa Gjeli për kallëzimin penal të kabinave pa leje në fshatin turistik të Thethit.
edi rama hazbi balliu
Politike
19 Gusht 2025, 17:52
pamje nga takimi
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me deputeten e Forza Italia, Erica Mazzetti. T&eu...
Politike
19 Gusht 2025, 15:57
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Të mërkurën, më 20 gusht, në orën 11:00, mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuve...
Politike
19 Gusht 2025, 14:46
N.F
Foto
KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër, më 20 gusht për të zhvilluar seancën e radhës me shp...
Politike
19 Gusht 2025, 13:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëve ka folur në lidhje me turiz...
Politike
19 Gusht 2025, 13:43
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ësht&eum...
Politike
19 Gusht 2025, 13:22
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij teksa fliste për eksportet ne vend ësht&eum...
Politike
19 Gusht 2025, 13:05
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëv ka folur në lidhje me s...
Politike
19 Gusht 2025, 12:57
N.F
Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Politike
19 Gusht 2025, 10:27
N.F
Bushat
SHKODËR- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga gërmimet arkeologjike që po kr...
Politike
18 Gusht 2025, 15:17
E. D
foto ilustruese
KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të...