Politike

"Brenda 30-ditësh të zgjidhet kryeparlamentarja"/ Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mblidhet nesër Kuvendi i Kosovës, a do të zgjidhet ngërçi politik?

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin. Çështja e trajtuar lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit është ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike.

19 Gusht 2025, 14:46 Nga N.F
"Brenda 30-ditësh të zgjidhet kryeparlamentarja"/ Pas
Foto

KOSOVË- Kuvendi i Kosovës do të mblidhet nesër, më 20 gusht për të zhvilluar seancën e radhës me shpresën për konstituimin e saj. Seanca pritet të nisë në ora 11:00. Në rend dite është zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe zgjedhja e nënkryetarëve të Kuvendit.

Kjo seancë vjen një ditë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin e plotë për çështjen e konstituimit të Kuvendit. Më 8 gusht, Kushtetuesja ka urdhëruar Kuvendin që brenda 30-ditësh të zgjedhë kryeparlamentarin e ri përmes votimit të hapur, duke e hedhur në votim të njëjtin kandidat jo më shumë se tri herë.

Me publikimin e aktgjykimit të plotë, nis edhe rrjedhja e afatit 30-ditor, që nënkupton se deputetët nga sot mund të mblidhen për të konstituuar Kuvendin. Çështja e trajtuar lidhur me formën e votimit të kryeparlamentarit është ngritur nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike. Por, Gjykata tha se kërkesat e lëndëve ndërlidhen edhe me lëndën e dorëzuar paraprakisht nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Vendi vazhdon të jetë pa institucione të reja të dala nga zgjedhjet e 8 shkurtit. Procesi ka ngelur në postin e kryeparlamentarit. LVV vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërkaq, partitë tjera thonë se nuk është unifikuese.

kuvendi i kosoves

Sondazh

Poll