Politike

Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pensionin më të lartë në historinë e vendit!

Teksa bëri llogaritë, Berisha u shpreh se Rama do të marrë 48 milionë lekë në vit pension. Ai tha se ky pension është 30 herë më i madh se mesatarja e pensionit në vend.

19 Gusht 2025, 13:22 Nga N.F
Berisha: Kur Shqipëria digjej, Rama i caktoi vetes pensionin më
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij teksa fliste për eksportet ne vend është ndalur edhe lidhur me detajet e publikuara rreth pensionit për kryeministrin. Berisha u shpreh se teksa vendi digjej nga zjarret e shumta kryeministri Edi Rama i përcaktoi vetes një pension prej 4 milionë lekë të cilin e cilësoi si pensioni më i lartë në historinë e vendit.

Teksa bëri llogaritë, Berisha u shpreh se Rama do të marrë 48 milionë lekë në vit pension. Ai tha se ky pension është 30 herë më i madh se mesatarja e pensionit në vend. Këtë ndryshim, Berisha e ka quajtur si preokuptim veror të narkodiktatorit.

"Por, lajmi i verës, përveç këtij mashtrimi të shëmtuar publik, është fakti se Edi Rama caktoi vetes pensionin më të lartë të të gjitha kohërave në historinë e këtij vendi. Në një kohë kur vendi digjej flakë në të katër anët, ai kujtohej sipas medieve, të përcaktojë për kryeministrin pensionin prej 4 milionë lekë.

Pra, 4 milionë lekë, do të thotë 48 milionë lekë në vit pension Edi Rama për vete. E garantoj se kurrë nuk do e gëzojë sepse pensioni mesatar vjetor sipas INSTAT-it në Shqipëri është gjithsej 1.6 milionë lekë. Edi Rama caktoi për veten e tij një pension 30 e sa herë më të madh se mesataren e pensionit në vendin e tij.

Nuk ka, përveç diktatorëve të rrallë sot, që mund të ndërmarrin një veprim të tillë. Madje edhe presidentit ia caktoi më të ulët atij. 3.5 milionë lekë. Ky ishte preokupimi veror i narkodiktatorit. Pensioni i tij," tha ai.

berisha rama pension

Sondazh

Poll