Politike

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha publikon pamje të tjera: Zgjedhëset votuan disa herë! Manipulimi ishte i pakufishëm

Berisha ka ndarë dy video të cilat tregojnë se disa votues kanë hedhur votën më shumë se një herë në kutitë e votimit. Njëri rast është në Zall Bastar.

19 Gusht 2025, 13:43 Nga N.F
Zgjedhjet e 11 majit, Berisha publikon pamje të tjera: Zgjedhëset
Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat është ndalur edhe te zgjedhje e 11 majit. Berisha që pas zgjedhjeve vijon të publikojë fakte dhe video të cilat sipas tij tregojnë se zgjedhjet ishin një farsë elektorale.

Sot Berisha ka ndarë dy video të cilat tregojnë se disa votues kanë hedhur votën më shumë se një herë në kutitë e votimit. Njëri rast është në Zall Bastar. Sipas tij në këtë rast voton një djalë në vend të zonjës, një ndihmë që u është dhënë shumë të moshuarve për shkak edhe të gjendjes shëndetësore. Por problemi është se zonja voton përsëri dhe djali hedh votën për vete. Në këtë rast Berisha shprehet se janë hedhur 3 fletë votimi nga dy persona.


"Natyrisht të gjitha këto kanë një rezultante: farsën elektorale të 11 Majit. Ndaj dhe unë sot kam zgjedhur për t’iu rikthyer denoncimeve, dy votime në dy qendra votimi tipike, të cilat tregojnë se votimet ishin një farsë.

Ka kjo zonja voton njëherë... prisni tani. Voton edhe njëherë tjetër tani... Prapë përsëri, nuk mjaftoi e para. Tani është një qendër votimi, voton kjo zonja dhe del. Komisioneri shkon pas tyre për arsyet e tij. Shikoni çfarë veprimesh bën patronazhisti në komision. Ka për avokat Altin Troplinin.

Shikoni, për dy minuta sa doli ai, e bëri fletën gati, e lë aty, prit... Dy fletë votimi kjo. Fleta e parë, dy fletë. Ja pra, votim... Farsa elektorale ishte e pakufishme në narkodiktaturën autoritare të Edi Ramës,' tha Berisha.

 

 

 

berisha zgjedhjet e 11 majit

Sondazh

Poll