Zgjedhjet e 11 majit, Berisha publikon pamje të tjera: Zgjedhëset votuan disa herë! Manipulimi ishte i pakufishëm
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ësht&eum...
Ai u shpreh se një pasagjer që kalon transit nuk është as vizitor, as turist. Berisha akuzoi qeverinë se marrin shifrat e aeroportit të Rinasit dhe i servirin si shifra të rritjes së turizmit.
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëve ka folur në lidhje me turizmin ndërsa ka theksuar se ka një rënie të cilën e ka cilësuar dramatike. Berisha u shpreh se duhet të dallohet vizitori nga turisti.
Ai u shpreh se një pasagjer që kalon transit nuk është as vizitor, as turist. Berisha akuzoi qeverinë se marrin shifrat e aeroportit të Rinasit dhe i servirin si shifra të rritjes së turizmit. Kryedemokrati teksa po analizonte situatën në vend u shpreh se rënia katastrofike ka qenë në jug të vendit pasi hotelet dhe shtëpitë që jepen më qira kanë qënë bosh.
Ai u shpreh se në veri situata nisi mirë në disa vende turistike të veriut por sipas tij kryeministri Edi Rama vendosi të rrafshonte 100 ndërtime. Sipas tij kjo ka qenë një goditje për turizmin pasi shumë turistë panë një situatë të paknshme.
"Nuk nxjerrim ne shifrat, por ne kemi denoncuar siç ju kujtohet vjet, me forcën më të madhe rënien dramatike të turizmit dhe kemi vazhduar të denoncojmë. Këtë vit ka qenë dhe më e madhe.
Problemi është këtu. Konfuzioni në shifra, vjen nga konfondimi në Shqipëri i pasagjerit me turistin. Në përcaktimin e Organizatës Botërore të Turizmit, edhe vizitori duhet të dallohet nga turisti.
Dhe pasagjeri nuk mund të llogaritet në turizëm. Pasagjeri që kalon transit nuk është as vizitor, as turist. Këta marrin shifrat e aeroportit të Rinasit dhe i servirin si turizëm. Por ky vit ka qenë katastrofë në radhë të parë për jugun e Shqipërisë. Siç është dëshmuar me mijëra, mijëra shtretër hotelesh dhe shtëpish, bosh. Ky vit ka qenë i dobët dhe për Durrësin, zonën nga Durrësi gjer në Spille, e cila ç’është e vërteta me Golem, Qerretin, Karpenin e këto është përgjegjës për 70% të shtretërve të turizmit në Shqipëri.
Dhe ka qenë në nivel qartësisht të ulët. Turizmi filloi mirë në vendet turistike të veriut, ku zakonisht 80-90% e tyre janë të huaj, por aty Edi Rama me një akt barbarie të vërtetë, ndërhyri dhe rrafshoi 100 ndërtime që të gjitha në tokën e të zotëve dhe të gjitha në zonën e lejuar urbane të ndërtimeve.
I dha një goditje. Me mijëra turistë, pasi panë pamjet anuluan porositë që kishin bërë në Theth dhe në zona të tjerë të veriut. Këta do përpiqen, thashë siç përdorën naftën e Kosovës për eksport, se në Porto Romano shkarkohet anija, është port energjetik, me destinacion Kosovën, mundet dhe Serbinë Jugore, nuk mund të them. Por po kështu do ta mbushin numrin me pasagjerët e Rinasit," tha Berisha.
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ësht&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij teksa fliste për eksportet ne vend ësht&eum...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para gazetarëv ka folur në lidhje me s...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...
Bushat SHKODËR- Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në "Facebook" ka ndarë pamje nga gërmimet arkeologjike që po kr...
foto ilustruese KOSOVË- Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me çështjen e konstituimit të...
Në 17 qershor ndodhi një transaksion i çuditshëm biznesi. Timak, një kompani që merret me prodhimin, konvertimin dhe montimin ...
Kurti KOSOVË- Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se ekzekutivi që ai udhëheq i ka respektuar të gjitha a...
Foto TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka dërguar sot një kërkesë në Gjykatë...
Berisha TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në konferencë për mediat ka folur n&eu...