Aktualitet

‘Ku janë kartolinat e mia?’/ Letra PERLË e anëtarit të KLP, Tartar Bazaj i “qahet “ shefit: Kush i bën këto gjest

1 Shkurt 2020, 06:48 Nga DOSJA
‘Ku janë kartolinat e mia?’/ Letra PERLË e anëtarit

TIRANË– Një kërkesë e çuditshme ka mbërritur në postën e Këshillit të Lartë të Prokrurorisë në drejtim të Gent Ibrahimit. Dërguesi nuk ka qënë as ndonjë i dënuar, as ndonjë politikan por një nga anëtarët e këtij institucioni. Bëhet fjalë për Tartar Bazaj, i cili më 24 janar të këtij viti i ka nisur letrën Ibrahimit.

Sipas letrës, të cilën e ka shpërndarë ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, Bazaj ankohet tek drejtuesi i institucionit për mosmarrjen e kartolinave për Vitit të Ri 2020 edhe pse të tilla ishin shpërndarë.

I shqetësuar për ndonjë mënjanim, Bazaj bën këto dy pyetje:

1-Nëse në adresën time pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë ka ardhur ndonjë kartolinë Urimi për Vitin e Ri 2020 ose jo?

2-Dhe nëse po, kanë mbetur rastësisht pa u ndarë apo cilat janë arsyet e mos dorëzimit të tyre tek personi im?

Në letrën të cilën, Bazaj e bazon tek ligji për të drejtën e informimit, shkruan se nuk beson që kartolina të mos i jetë dorëzuar nag palë të treta megjithatë duket e vendosur që të mësojë fatin e saj.

“Gjatë ditëve të janarit 2020 jam informuar nga drejtues institucionesh që në adresën time janë nisur kartolina të ndryshme Urimi për Vitin e Rei 2020. Këto ashtu sikurse janë nisur për të gjithë anëtarët e Këshilit të Lartë të Prokurorisë. Ajo që mua më ka bërë përshtypje është se disa nga kolegët që kam pyetur, më kanë konfirmuar një gjë të tillë, ndërsa për mua çuditërisht mua nuk më është vënë në dispozicion asnjë kartolinë. Për sa më sipër edhe pse nuk do ta besoja kurrë që ndonjë person i caktuar të bjerë në nivel kaq të ulët sa të më mbahen edhe kartolinat e urimit, por gjithësesi do të doja të kisha informacion,”-shkruhet ndër të tjera në letër.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gent ibrahimi tartar bazaj gent ibrahimi tartar bazaj

Sondazh

Poll