Aktualitet

Sërish lëkundje tërmeti në Durrës, magnituda 4.5 e shkallës Rihter ndihet edhe në Fushë Krujë, IGJEUM: S’ka dëme

31 Janar 2020, 21:22 Nga DOSJA
Sërish lëkundje tërmeti në Durrës, magnituda 4.5 e

DURRËS- Lëkundje tërmeti sërish në vend. Një tërmet me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter është ndjerë në Fushë Krujë dhe Durrës mbrëmjen e sotme.

M4.5 #earthquake (#tërmet) strikes 38 km W of #Tirana (#Albania) 14 min ago. Read eyewitnesses’ stories & share yours: https://t.co/k5PKQZDYvw

— EMSC (@LastQuake) January 31, 2020

Epiqendra e lëkundjes së tërmetit ka qenë pikërisht në detin Adriatik, shumë pranë qytetit të Durrësit, në fshatin Safetaj. Fatmirësisht nuk raportohet për dëme.

Ndërkohë, sizmiologu Rrapo Ormeni pas këtij tërmeti ka thënë se shpeshtia e paslëkundjeve ka ardhur duke u ulur.

3 netë më parë një tërmet më magnitudë 4.8 u ndje në disa qytete të vendit. Lëkundjet u regjistruan me epiqendër 3 km në veri të fshatit Bubq. IGJEUM tha se lëkundja ishte pasgoditje e 26-nëntorit.

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet termet 31 janar 2020 termet 4.5 ne durres termet 31 janar 2020 termet 4.5 ne durres

Sondazh

Poll