Aktualitet

S’la ‘nam e nishan’ në Bulqizë, si u përplas për vdekje me pasqyrë biznesmeni i kromit Murat Duriçi, autori i dehur

31 Janar 2020, 21:02 Nga DOSJA
S’la ‘nam e nishan’ në Bulqizë, si u përplas

BULQIZËDosja.al ka zbardhur detaje të reja nga aksidenti që i solli vdekjen biznesmenit të kromit, Murat Durricit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se Duriçi kishte dalë të shëtiste pasditen e sotme në Bulqizë, në zonën ku edhe vetë ai ishte banues.

Mirëpo në momentin që po ecte në rrugë, një furgon që drejtohej nga shoferi i identifikuar si mentor Çeku e ka përplasur Duriçi, me pasqyrë. Kjo ka qenë goditja që e ka hedhur në kanal biznesmenin, i cili është gjetur më pas nga kalimtarë të rastit në gjendje të rëndë shëndetësore, rreth orës 17:00. Duriçi u nis drejt Tiranës, në mënyrë që të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndërroi jetë rrugës.

Paraprakisht dyshohet se Çeku po ecte me një shpejtësi tej normave të lejuara dhe ishte nën efektin e alkoolit. Menjëherë pas përplasjes fatale, Çeku është larguar nga vendngjarja bashkë me furgonin, duke lënë pas biznesmenin Duriçi në gjendje të rëndë. Ai ka shkuar në fshatin ku banonte, ka marrë familjen e tij dhe është larguar nga Bulqiza.

Policia është vënë në ndjekje të tij, në mënyrë që të zbardhet ngjarja, e cila dyshohet të ketë qenë e qëllimshme. Murat Duriçi ishte një biznesmen i njohur në zonën e Bulqizës. Ai është marrë me biznesin ekromit dhe sipas të dhënave në QKR, zotëron kompaninë me emrin “KELI-M-13”, në zonën D në Bulqizë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize mentor ceku murat durici vdes biznesmeni murat durici bulqize mentor ceku murat durici vdes biznesmeni murat durici

Sondazh

Poll