Aktualitet

EMRAT/ Kanë në duar ‘kokën’ e Endrit Dokles, njihuni me tre gjyqtarët që mund ta kthejnë në burg të fortin e Bandës

31 Janar 2020, 20:18 Nga DOSJA
EMRAT/ Kanë në duar ‘kokën’ e Endrit Dokles, njihuni

TIRANË– Numri dy i bandës së Durrësit, Endrit Dokle do të përballet shumë shpejt me gjykatën e Apelit, e cila do të shqyrtojë vendimin e Gjykatës së Krujës, që i dha lirinë Endrit Dokles. Dosja.al mëson se gjyqtarët që do të kenë në dorë ktë vendim janë Genti Shala, Andi Civici dhe Shkëlqim Mustafa.

Kjo treshe gjyqtarësh është zgjedhur nga shorti elektronik, dhe do të kenë në duar vendimin përfundimtar të të fortit të Durrësit. Prokuroria e Krujës e apeloi vendimin e gjyqtares Enkeleda Hoxha, e cila firmosi lirinë e Endrit Dokles, m arsyetimin se kishte kryer pjesën më të madhe të dënimit dhe se kishte pasur një sjellje të mirë gjatë kohës që kishte qëndruar në burg.

Endrit Dokle, i dënuari me burgim të përjetshëm për krime të kryera në emër të Bandës së Durrësit u lirua nga burgu përpara dy javësh me vendim të Gjykatës së Krujës. Lirimi i tij solli një valë reagimesh në politikën shqiptare dhe jo vetëm.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet andi civici endrit dokle genti shala lirohet endrit dokle shkelqim mustafa andi civici endrit dokle genti shala lirohet endrit dokle shkelqim mustafa

Sondazh

Poll