Aktualitet

DYSHIMET/ U vra dhe u hodh në kanal apo u aksidentua? Si vdiq biznesmeni i kromit në Bulqizë, Murat Duriçi 

31 Janar 2020, 20:51 Nga DOSJA
DYSHIMET/ U vra dhe u hodh në kanal apo u aksidentua? Si vdiq biznesmeni i

BULQIZËDosja.al ka zbardhur detaje të reja rreth ngjarjes së rëndë që ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Bulqizë, ku një furgon solli vdekjen e biznesmenit Murat Duriçi. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Dosja.al se ngjarja është ende e paqartë dhe se ka dyshime që biznesmeni i kromit, 53 vjeç të jetë shtypur qëllimisht për t’u vrarë. Nuk përjashtohet mundësia që furgoni që e ka shtypur, të jetë larguar nga vendngjarja nga frika.

Murat Duriçi, 53 vjeç, një biznesmen mjaft i njohur në zonën e Bulqizës u gjet i hedhur në një kanal në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore. Ai u pikas nga kalimtarë të rastit dhe u nis drejt Tiranës, për një ndihmë mjekësore të specializuar por ndërroi jetë rrugës. Ngjarja mbetet ende e pasqaruar dhe dyshimet janë të shumta.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet murat durici vdes biznesmeni murat durici murat durici vdes biznesmeni murat durici

Sondazh

Poll