Aktualitet

“Ia kam dëgjuar emrin në televizor”, zbërthehet ‘Suljoti’ i Vlorës, atentatori i nipit të Edison Harizajt mohon kon

31 Janar 2020, 21:27 Nga DOSJA
“Ia kam dëgjuar emrin në televizor”, zbërthehet

TIRANË– Gjykata e Vlorës ka lënë në burg Igli Memajn, i cili akuzohet për atentatin ndaj Inez Hajrullës, nipi i Edison Harizajt. Memaj, i njohur me nofkën “Suljoti”, i cili u ekstradua para tre ditëve nga Italia, ka mohuar përpara trupit gjykues që të ketë marrë pjesë në atentat. Madje, ai është shprehur se emrin e Hajrullës, sapo e ka dëgjuar dhe nuk ia ka aspak idenë se kush është ai.

Nuk e njoh Inez Hajrullën, emrin e tij e kam dëgjuar vetëm në televizor. Nuk kam fare njohje me të dhe nuk kemi pasur ndonjëherë konflikte. Jam suprizuar edhe me vetë akuzën. Unë jam krejtësisht i pastër, dhe nuk jam i përfshirë në këtë ngjarje,”- mësohet të jetë shprehur Memaj.

Memaj mbërriti në Shqipëri, para tre ditësh për të dhënë llogari prpara drejtësisë në lidhje me atentatin e ndodhur më 10 maj 2019, në qendër të qytetit të Vlorës, në afërsi të bar “OSLO”.  Në ditët në vijim, gjithashtu, mësohet se do të ekstradohet nga Italia, Elmaz Dauti, ndërkohë që nuk ka asnjë gjurmë nga ‘Doqja’, i dyshuari kryesor për ekzekutimin e ish-policit, Santiago Malko, vrasje e 28 gushtit 2019. Në mëngjesin e 10 Majit 2019, Inez Hajrulla, person me precedent penalë, ka qenë në shoqërinë e disa shokëve të tij në lokal, që ndodhet në kompleksin “Oslo” në Vlorë, kur nga dy armë automatike janë lëshuar breshëri plumbash drejt tavolinës së tyre. Hajrulla nuk ka marrë asnjë dëmtim, kjo falë edhe reagimit të tij me një pistoletë që atë ditë e kishte me vete. I vetmi person që ka marrë një plumb në këmbë, ka qenë një punonjës i bashkisë Vlorë, Dajko Cenodemaj, që ishte rastësisht në një lokal tjetër.

Prokuroria dhe policia e Vlorës kanë identifikuar 8 persona si pjesëmarrës në këtë atentat, ku momentalisht 7 janë arrestuar dhe ndodhen në burg, ndërsa personi i 8 dhe kryesori i kësaj skuadre, është shpallur në kërkim. Katër prej këtyre personave si të implikuar në këtë atentat, janë arrestuar në datën 15 nëntor 2019, të cilët quhen Albano Goxhaj nga Fieri, Ardjan Ahmeti Tirana, Dejvison Serjani menaxher i një klubi nate të njohur në Tiranë si dhe Daut Elmazi, ky i fundi nipi i Armando Sulejmanijt ose “Çipurit” që momentalisht ndodhet në burg.

Ndërsa në Vlorë është prangosur Xheladin Merko, person që dyshohet se ka ndihmuar grupin e zjarrit, të largohet dhe përkrahur autorët, pas krimit dhe djegies së makinave. Operacioni policor “Gjurmimi” është shtrirë deri në Itali, ku pikërisht në këtë shtet, janë arrestuar Gentian Dauti vs Zoto dhe Igli Sulioti vs Memaj. Ndërkohë në kërkim vijon të jetë Fatmir Hyseni (Elidon) Musaj ose siç njihet ndryshe në Vlorë me nofkën “Doqja”, ose kunati i “Didit” të Vlorës. Ky person momentalisht nuk është mundur të arrestohet nga policia e Vlorës, ndërkohë që emri i Fatmir Hysenit, rezulton në kërkim edhe për ngjarjen e vrasjes nga klani “Duka”, të ish-policit Santiago Malko në Tiranë, mikun e Ervis Martinaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet edison harizaj igli memaj inez hajrulla edison harizaj igli memaj inez hajrulla

Sondazh

Poll