Aktualitet

Vdes Murat Duriçi, biznesmeni i kromit në Bulqizë përplaset nga një furgon. Autori arrestohet

31 Janar 2020, 20:31 Nga DOSJA
Vdes Murat Duriçi, biznesmeni i kromit në Bulqizë

BULQIZË– Biznesmeni i kromit Murat Duriçi, 53 vjeç ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme. Dosja.al ka zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë, e cila erdhi pas një aksidenti.

Mësohet se Duriçi, që shikoni në foton e publikuar nga Shqiptarja.com, kishte dalë të shëtiste mbrëmjen e sotme në Bulqizë, në zonën ku edhe banonte, teksa është përplasur nga një furgon.

Mentor Çeku, në gjendje të dehur dhe me shpejtësi të lartë, e përplasi biznesmenin me pasqyrën e furgonit në të cilin udhëtonte, goditje e cila e hodhi Duriçin në kanal. Më pas Çeku është larguar për në fshatin ku banonte, ka marrë familjen e tij dhe është larguar nga Bulqiza.

E ndërkohë Murat Duriçi është pikasur nga kalimtarë të rastit dhe është nisur drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë rrugës. Më shumë se një orë pas ngjarjes. Autori i aksidentit është kapur dhe është shoqëruar në komisariat. Dëshmia e tij pritet të zbardhë detaje mbi ngjarjen e rëndë, e cila dyshohet të ketë qenë e qëllimshme, pasi viktima lëvizte rrallë herë në këmbë. Murat Duriçi ishte një biznesmen i njohur në zonën e Bulqizës. Ai është marrë me biznesin e kromit dhe sipas të dhënave në QKR, zotëron kompaninë me emrin “KELI-M-13”, në zonën D në Bulqizë.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize mentor ceka murat durici vdes biznesmeni murat durici bulqize mentor ceka murat durici vdes biznesmeni murat durici

Sondazh

Poll